Blog

Boeing shpenzoi 18 orë për të “vizatuar” një 787 Dreamliner në qiejt e Amerikës

Aug 4 2017
0 Shpërndarje
Hunda e avionit tregon drejt shtëpisë së Boeing, Uashingtonit, krahët e tij shtrihen nga Miçigani në Teksas ndërsa bishti arrin në Alabama. Boeing shpenzoi 18 orë për të “vizatuar” një 787 Dreamliner në qiejt e Amerikës

Ditën e Mërkure një Boeing 787 Dreamliner fluturoi u ngrit nga Seattle i Shteteve të Bashkuara për të kryer një fluturimi përgjatë Amerikës për 18 orë me radhë.

Ndërsa testimet janë të zakonshme, ky fluturim nuk ishte i tillë për shkak të formës së itinerarit që ndoqi avioni.

“Në vend që të fluturonte në itinerare të rastësishme, ekipi testues tregoi kreativitetin e tij duke fluturuar një itinerar i cili formonte një Boeing 787 në qiejt e 22 shteteve Amerikane,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Hunda e avionit tregon drejt shtëpisë së Boeing, Uashingtonit, krahët e tij shtrihen nga Miçigani në Teksas ndërsa bishti arrin në Alabama.

Kjo nuk është hera e parë që ekipi testues pranë Boeing tregon kreativitetin e tij. Inxhinierët përdoren një 737 Max në një fluturim 8 orësh për të kryer një itinerat që shkruante MAX nga Uashingtoni në Montana. /PCWorld Albanian

Tags >

Boeing
Lajmet e fundit>