Ja se si

Boot më të shpejt me Startup Delayer

Oct 8 2008
0 Shpërndarje
Boot më të shpejt me Startup Delayer

Hyni në botën e Startup Delayer, që kryen saktësisht atë që sugjeron emri: vonon programet startup, kështu që ato të nisen më vonë, jo njëkohësisht me sistemin tuaj. Rezultati përfundimtar: PC-ja starton shumë më shpejt.
Kjo vegël ju prezanton me një listë të të gjitha programeve që startohen njëkohësisht me sistemin. Për të vendosur një vonesë, për cilëndo prej tyre, vetëm tërhiqeni në shiritin e bardhë, në fund të dritares. Startup DelayerDo të shihni një linjë që përfaqëson programin. Tërhiqeni në të majtë apo të djathtë për të rritur apo zvogëluar vonesën. Përsërisni këtë gjë edhe për programet tjera që dëshironi t’i shtyni.
Për shembull, nëse keni të instaluar iTunes, do të shihni një startup një program të quajtur iTunesHelper.exe. Përveç rasteve kur planifikoni të lidhni iPod apo të lëshoni iTunes në momentin që startohet PC-ja juaj, përse nuk e shtyni këtë aplikacion që të startohet për katër apo pesë minuta më vonë? E njëjta gjë vlen edhe për programet si LightScribe Control Panel dhe Google Update. Për shembull po themi që t’i shtyni këto programe për shtatë ose tetë minuta. Kini kujdes me programet që nuk i njihni, të cilat mund të jenë pjesë përbërëse të sistemit operativ, por djajtë që i njihni mund të ndalen lehtë edhe më vonë.

Startup Delayer është pa pagesë ndërsa pjesa më e mirë e tij është shpejtimi i një kompjuteri që starton ngadalë. Është një program që duhet ta kenë personat që instalojnë softuerë të shumtë.

Lajmet e fundit>