Lajmet

Bop.fm kombinon linqe nga Spotify, Rdio, YouTube për lehtësi shpërndarjeje

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Bop.fm kombinon linqe nga Spotify, Rdio, YouTube për lehtësi shpërndarjeje

bop-fmShpërndarja e një kënge duhet të jetë e thjeshtë. Nëse po dëgjoni një këngë në Spotify, atëhere duhet të jeni në gjendje ta shpërndani lehtësisht me miqtë, pa pasur nevojë që edhe këta të fundit të jenë përdorues të regjistruar në të.

Shërbimi që e bën të mundur këtë gjë është Bop.fm. Ai kombinon linqet nga shërbime të ndryshme, kështu që nëse ju shpërndani një këngë nga Spotify për shembull, miku juaj ka mundësi ta dëgjojë atë nga një shërbim të lirë si Deezer, Rdio, SoundCloud apo YouTube.

Për të aksesuar Spotify, Deezer apo Rdio, duhet të jeni i regjistruar në shërbim (Spotify nuk e suporton ende Shqipërinë).

Në Bop.fm duhet të regjistroheni përmes Facebook-ut për të krijuar apo shpërndarë playlist-a. Shërbimi nuk ofron një proçes regjistrimi të tijin, edhe pse krijuesit e aplikacionit do ta ndryshojnë shumë shpejt këtë gjë.

Disavantazh mund të jetë ndonjëherë cilësia, nëse kënga që po dëgjoni për shembull në Spotify nuk gjendet e njëjta në YouTube. Megjithatë, për ata që dëgjojnë muzikë në mënyrë të rastësishme, kjo nuk përbën problem.

Bop.fm është një nga mënyrat më të volitshme për të shpërndarë muzikë me njerëzit, edhe pse numri i shërbimeve që suportohen për momentin është i kufizuar. Si dhe, detyrimi për t’u kyçur me Facebook mund të përbëjë problem për një pjesë të njerëzve që nuk e përdorin rrjetin social. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>