Lajmet

Bora “vjen” edhe në Facebook Messenger

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Bora “vjen” edhe në Facebook Messenger

fbchatheadsJavën e kaluar, shumë përdorues në Facebook panë një postim të sponsorizuar që iu shfaq në furnizuesin e lajmeve: “Chat-i sapo u bë më festiv! Gjatë 24 – 26 dhjetorit do të ketë supriza.”

Tashmë kjo ditë erdhi dhe ajo që vihet re në Facebook Messenger janë të ashtuquajturat “chat heads” të cilat mbulohen me borë kur ju shkruan dikush në Facebook.

Sa herë që hapni një mesazh privat apo prekni një “Chat Head”, do të fillojnë të bien brenda rrethit flokë bore, në disa drejtime të ndryshme, duke imituar plotësisht lëvizjen e tyre natyrore.

Bora pushon pas pak sekondash, por nëse dëshironi ta riaktivizoni, mjafton të prekni sërish “Chat Head”-in dhe ajo do të fillojë të bjerë. Nëse do të ketë ndryshime të tjera nga ana e Facebook-ut, do t’ju mbajmë si gjithmonë në kontakt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>