Harduer

Bordet Raspberry Pi e kanë një konkurrent, quhet Orange Pi

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Disa borde të Orange Pi mund të përdoren si kompjutera, disa të tjerë për të bërë robotë apo pajisje inteligjente. Bordet Raspberry Pi e kanë një konkurrent, quhet Orange Pi Photo Source: Orange Pi

Ja që rivaliteti nuk mungon as në këtë industri. Raspberry Pi shquhet për bordet e vogla kompjuterike, por rivali Orange Pi ofron një gamë më të gjërë produktesh dhe me çmimet edhe më të lira.

Kjo vjen si rezultat i një kërkese të lartë ku Raspberry Pi raportonte 10 milion shitjet të minikompjuterave vitin e kaluar. Nga ana tjetër Orange Pi nuk ka shitur shumë pajisje por po përpiqet të ofrojë diçka me shumë në mënyrë që tu përshtatet nevoja të ndryshe të konsumatorëve.

Bordi më i fundit është Orange Pi Prime, me kosto 30 dollar dhe është pothuajse identik me Raspberry Pi 3 në aspektin e veçorive. Orange Pi Prime ka grafika më të mira falë Mali-450 e cila mund të përpunojë video 2K.

Një tjetër bord i fundi ishte modeli Orange Pi 2G-IoT me kosto 9.90 dollar i ngjashëm me Raspberry Pi Zero W. Por produkti i Orange Pi ka rrjet 2G.

Disa borde të Orange Pi mund të përdoren si kompjutera, disa të tjerë për të bërë robotë apo pajisje inteligjente.

Kjo kompani aktualisht mbështet nga Allwinner, një prodhues çipesh ARM me kosto të ulët për telefonët, tabletët dhe kutitë inteligjente. Orange Pi Prime fuqizohet nga procesori Allwinner H5 i cili ka katër bërthama 64Bit Cortex-A53.

Ndër veçori të tjera mund të përmendim 2GB RAM, Bluetooth, Wi-Fi b/g/n, tre porta USB, një marrës infrared, një portë interneti gigabitëshe dhe një portë HDMI. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>