Biznes

Bordi i HP po konsideron largimin e shefit ekzekutiv

Sep 21 2011
0 Shpërndarje
Bordi i HP po konsideron largimin e shefit ekzekutiv

Në bazë të skenarit të prezantuar, bordi i drejtorëve të Hewlett-Packard ka gjasa të vë në rolin e udhëheqësit ish CEO’n e eBay, Meg Whitman si pasardhës të tij. Nëse bordi shtynë para këtë plan, Apotheker do të duhej të largohet prej kompanisë me elemente negative siç është rasti i dështimit tre herë radhazi në aspektin e gjenerimit të të hyrave. Stoku i kompanisë ka rënë 47 për qind gjeras ka qenë pjesë e kompanisë dhe pakënaqësitë nga aksionarët janë në nivelin më të lartë. 

Whitmane cila i është bashkuar bordit të Hewlett-Packard në janar pasi ka dështuar të jetë guvernator i Kalifornisë gjatë viti të kaluar, ka pasur një karrierë të përzierë në eBay. Si CEO për një dekadë, ajo ka drejtuar kompaninë në publik dhe ka shtyrë para tregtinë online për biznese të vogla. Ndërsa në anën tjetër ajo ka dështuar të ndal rritjen e ngadaltë të të hyrave të kompanisë dhe në betejën për blerjen e Skype, me Google dhe Yahoo.

Apotheker në anën tjetër i është bashkuar kompanisë Hewlett-Packard pasi Mark Hurd u largua nga detyra e shefit ekzekutiv, pas paraqitjes së skandalit për në marrëdhënie personale me një kontraktor të kompanisë. Hurd tani është bashkë-president i Oracle. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>