Lajmet

Bordi i Yahoo-s ka aprovuar marrëveshjen prej 1.1 miliardë dollarë për Tumblr

May 20 2013
0 Shpërndarje
Bordi i Yahoo-s ka aprovuar marrëveshjen prej 1.1 miliardë dollarë për Tumblr

tumblrWall Street Journal ka raportuar se marrëveshja për blerjen e Tumblr prej 1.1 miliardë dollarë është miratuar nga bordi i drejtorëve të Yahoo-së.

Blerja e Tumblr ishte përfolur gjatë javës së kaluar, me një çmim që thuhej të ishte rreth 1 miliard dollarë, që duket të jetë e saktë nëse burimet e WSJ kanë të drejtë. Tumblr do të vazhdonte të ishte një biznes i ndarë dhe pronë e pavarur, thanë burimet e WSJ-së, dhe ne do të mund të shihnim një lajmërim zyrtar gjatë të hënës nga njëra ose të dy ndërmarrjet.

Sipas burimeve të WSJ-së, CEO-ja e Yahoo-s, Marissa Mayor, u interesua për faqen vetëm pak muaj më parë, por e sheh blerjen e Tumblr si një rrugë për t’u futur në rrjetet shoqërore dhe për të rritur përfitimet.

Yahoo tashmë ka një ngjarje të planifikuar për të hënën në qytetin e Nju Jorkut dhe WSJ ka mësuar se do të ketë marrëveshje me Flickr. Marrëveshja rreth Tumblr mund të mos ketë qenë fillimisht e planifikuar, por nëse aprovohen të gjitha këto, ka shumë gjasa që kjo marrëveshje do të përmendet po ashtu gjatë ditës së hënë. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>