Biznes

Bordi i Uber kërkon reduktimin e influencës së Kalanick

Oct 2 2017
0 Shpërndarje
Lëvizjet pritet të rimodelojnë qeverisjen e kompanisë duke reduktuar fuqitë e Kalanick si aksioner dhe anëtar bordi dhe marrëveshja me SoftBank do të ishte shitja më e madhe në histori e stoqeve private. Bordi i Uber kërkon reduktimin e influencës së Kalanick

Drejtuesit e lartë të Uber planifikojnë të fillojnë një reformë e cila do të reduktojë influencën e themeluesit dhe ish shefit ekzekutiv Travis Kalanick si dhe një marrëveshjeje potenciale me SoftBank raportoi Bloomberg.

Lëvizjet pritet të rimodelojnë qeverisjen e kompanisë duke reduktuar fuqitë e Kalanick si aksioner dhe anëtar bordi dhe marrëveshja me SoftBank do të ishte shitja më e madhe në histori e stoqeve private.

Javën e kaluar Kalanick emëroi në bordin drejtues ish ekzekutiven e Xerox Ursula Burns dhe ish ekzekutivin e Merrill Lynch John Thain një lëvizje e papritur për investitorët që prej muajsh kërkojnë largimin e Kalanick.

Menjëherë pranë kompanisë nisën propozimet për ristrukturimin e bordit nga frika se influenca e Kalanick mund të rritet me tej. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>