Lajmet

Bordi i Drejtorëve të PTK-së viziton State Departmentin Amerikan

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Bordi i Drejtorëve të PTK-së viziton State Departmentin Amerikan

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i lartë i PTK-së, ka vizituar State Departmentin Amerikan, me ç‘rast ka takuar disa nga zyrtarët e lartë të saj si dhe Shërbimin Postar Amerikan (US Postal Services).

Në takimin me zyrtarët e lartë të State Departmentit, znj. Marianne S. Toussaine nga zyra për Evropë Qendrore dhe Jugore Denis M. Delehanty, drejtor për çështje postare, delegacioni nga PTK, i ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat e PTK-së, duke potencuar zhvillimin e saj në vazhdimësi.

Megjithatë, brenga kryesore e PTK-së mbetet kodi ndërkombëtar telefonisë dhe kodet postare, gjë që ka bërë që zyrtarët e lartë të PTK-së të kërkojnë mbështetje nga qeveria amerikane.

“Në takimin me State Department-in, ne shtruam çështjen ende të pazgjidhur të marrjes së kodit kombëtar dhe kodeve postare, për ç‘gjë na u dha premtimi se do të kemi përkrahjen e duhur në marrjen e këtyre kodeve”, u shpreh kryetari i BoD të PTK-së, z. Rexhë Gjonbalaj, pas kthimit nga vizita bërë SHBA-ve.

Vizita e delegacionit kosovar SHBA-ve, u pasurua edhe nga vizita bërë Shërbimit Postar amerikan, e cila sipas kryetarit të BoD. Z. Gjonbalaj kishte për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar mes Postës së Kosovës dhe asaj amerikane.

“Bashkëpunimi jonë sigurisht se do të jetë frytdhënës, duke marrë parasysh përvojën që ka Posta Amerikane. Kësisoj, Posta e Kosovës do të mund të rris efikasitetin në biznes”, ka vazhduar z. Gjonbalaj.

Lajmet e fundit>