Ja se si

Bota e çudirave për zëra, pamje dhe parfume

Jan 8 2010
0 Shpërndarje
Bota e çudirave për zëra, pamje dhe parfume

Faqja e re e pagëzuar MixTape.me (find.pcworld.com/62851) është duke u munduar të plotësojë mangësitë e Muxtape 1.0. Të shpresojmë që aplikacioni ka një plan për t’iu kundërvënë argumenteve ligjore të RIAA-s. Ashtu si edhe paraardhësit e vet, MixTape.me duket se ka konflikt me industrinë e muzikës.

Rregulloni një llogari në faqe dhe mund të filloni të krijoni një librari muzikore online brenda disa sekondash. Mund të veproni me shërbimin në dy mënyra. Nëse dëshironi të mbushni listën tuaj të këngëve online me përmbajtjen tuaj, duhet të ngarkoni këngët tuaja diku online dhe të vendosni linqet në MixTape.me, e cila i gjen skedarët dhe i vendos në listën tuaj të këngëve.
Përndryshe, mund të përdorni opsionin e komunitetit. Kërkoni ndonjë këngë që dëshironi të dëgjoni dhe nëse dikush e ka atë këngë, atëherë mund ta vendosni edhe në listën tuaj të këngëve.

Ndërtimi i lehtë i një kompjuteri
Disa njerëz nuk mund të mësohen të ndërtojnë një kompjuter vetëm duke lexuar rreth kësaj, qoftë edhe nga një artikull i thjeshtësuar në PC World. Në vend të kësaj, ata preferojnë të shohin dikë duke e bërë atë.
Por detajet për të cilat ju duhet ndihma mund të mos jenë të njëjta me ato që u duhen të tjerëve. Për këtë arsye nuk kemi krijuar një video të vetme e cila demonstron se si të montoni një PC; ne gjithashtu kemi ndarë në segmente të caktuara pjesë të ndërtimit të një kompjuteri.
Rezultati: Mund të udhëzoni veten tuaj përmes eksperiencës të bazuar në përvojën tuaj me ndërtimin e PC-së. Vizitoni find.pcworld.com/62826 për të filluar. Montojeni plotësisht ose nga një pjesë kompjuterin sipas dëshirës suaj.

Aromë e fuqishme guximi
Djem dhe vajza të hapësirës, a jeni të gatshëm të provoni diçka ndryshe nga parfumi Eau de HAL? Atëherë mund të jeni të gatshëm për disa parfume të reja Star Trek të Genki Wear (find.pcworld.com/62853).
Sipas Trekmovie.com, aroma e parë Tiberues ka erën përcëlluese të qitros, piperit të zi dhe cedrit përcjellë nga aromë vaniljeje, myshk i bardhë dhe dru sandali. Captain James T.Kirk provokativ është i vendosur në kutinë e Tiberius. Keni menduar që T është për Tinkerbell?
 Aromat e tjera përfshijnë Red Shirt (mund të jetë i përsosur për marrëdhënie të shkurtra) dhe Pon Farr – parfum për Vulcanettes, me sloganin “Lëreni logjikën pas”. Genki Wear mundet vetëm të shpresojë…

Lajmet e fundit>