Analiza

Bota e gjerë e laptopëve shumëfunksionalë

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
Bota e gjerë e laptopëve shumëfunksionalë

Megjithëse disa nga 10 më të mirët e përziejnë disi linjën ndarëse mes dy kategorive të ndryshme, të gjithë kandidatët ofrojnë vlera të vërteta për lirinë e kërkuar në lëvizje. Kjo, për shkak se çmimet e laptopëve po shkojnë çdo ditë e më poshtë dhe akoma nuk kanë arritur fundin.
Mund të shihni dhe listën e plotë të laptopëve shumëfunksionalë, por këtu po ju paraqesin katër modele të rinj, të testuar kohët e fundit.

Acer TravelMate 6293
Para se ky laptop i vogël i Acer të dilte në treg, Lenovo kishte monopolin e laptopëve shumëfunksionalë, duke ofruar notebooks që kombinonin mirë çmimin me performancën.
Thinkpad SL1400 i Lenovo, që më parë mbante vendin e kampionit, këtë muaj renditet i treti dhe mbetet një ofertë e mirë që shitet për pak më shumë se së 1100$. Por blerësit mund të gjejnë plot arsye se përse duhet të zgjedhin më mirë Travel Mate 6293 të Acer.
Një nga arsyet: ka një bateri shumë të mirë. I pajisur më këtë bateri 7200 mA, 6293-shi arriti të shkonte me një karikim 8 orë pa 3 minuta gjatë testeve tona. Ky rezultat është shumë më i mirë se nga çdo laptopi tjetër shumëfunksional sot në treg.

Si performancë, është i hatashëm.
Ka një CPU 2.26 GHz Core 2 Duo p8400 dhe 2GB RAM. Arriti 90 pikë në testin tonë WordBench 6. I mungon një kartë video e dedikuar (një karakteristikë jo e mirë kjo e laptopëve të vegjël), ndaj mundësitë për ta përdorur për argëtim kufizohen vetëm me atë që lejon memoria e ndarë e sistemit.
Megjithatë, monitori i gjerë, 12.1 inç 1280 me 800 pixel është i shkëlqyer për gjithë punët e tjera që mund të duash t’i futësh brenda. Nga ana tjetër harddisku me 250 GB jep gjithë hapësirën e duhur.
6293-shi mund të mos quhet i bukur, por ky laptop komplet i zi është mbushur mirë për një makinë shumëfunksionale, megjithëse i mungon një port Fire-Wire që mund të përdoret ndonjëherë për shkarkime të shpejta. Ka akoma slotin e vjetër për PC Card, në vend që të kishte të riun expressCard slot.
Në listën e anëve pozitive, sjell lehtësira si Bluetooth i dedikuar Wi-Fi 802.11n, si dhe një kamera të vendosur mbi monitor. Specialistët e IT do të gëzohen që magazinimi dhe memoria mund të përmirësohen nga përdoruesi. Edhe financat nuk do të bëjnë llafe kur të vijë puna për të paguar 999$ që kushton TravelMate 6293.

Samsung X460
Me X460, Samsung ka mundur të ndërtojë një laptopi shumëfunksional, të hollë dhe të lehtë, me monitor 14.1 inç, që është gjithnjë gati për rrugë dhe mund të krahasohet me ultra-të-lehtët më të mirë në treg. Për shkak të dizenjos së tij shtyhem ta krahasoj me disa notebooks të një klase më të lartë e jo me laptopët shumëfunksionalë. Mbi të gjitha, X460 i afrohet shumë kualifikimit si ultraportativ, duke peshuar vetëm 4.2 paund. Për atë që ofron mendojmë se dhe çmimi është i mirë. Makina që testuam ne shitet për 1699$. Me këtë çmim blini një performancë të fortë me procesor 2.26 GHz Intel Core 2 Duo p8400, 3GB RAM dhe një procesor grafik jo të keq.
Megjithëse procesori grafik nuk është ndër më të mirët, është një nVidia GeForce 9200M Gs me 256 MB, që vërtet ndihmon në dhënien e një performancë grafike më të mirë se të makinave të ngjashme.
Monitori i ndriçuar nga prapa 14.1 inç është tepër i qartë. Fuqia proceduese e kompjuterit dhe bateria gjithashtu janë tepër të mira. Në testet tona të PC World Test Center WorldBench 6, arriti të merrte 93 pikë dhe bateria arriti të mbante për një kohë goxha të mirë, 4.5 orë rresht.

Shasia e hollë mban një njësi optike dhe një tufë me porte të ndryshëm, si VGA, HDMI, ethernet, tre USB, një port pesç për karta të memories, një Express Card lot dhe fishat e mikrofonit me kufjet.
Shto këtu një kamera 1.3 megapixel, Wi-fi 802.11m, një lexues të shenjave të gishtave dhe gjithçka duket më së miri.

Gateway MC7803u
Nga jashtë, Gateway MC7803u i bukur siç është nuk ta mbush mendjen që kushton veç 1000$, por kur e përdor arrin të kuptosh se kompania i ka rënë ca qosheve shkurt. Meqenëse 999$ nuk do të mund t’ju blenë laptopin më të shpejtë në treg, nuk është surprizë që MC7803u me procesor Intel 2 GHz Core 2 Duo t5800, 4GB RAM dhe 512MB AMD Radeon HD 3650 graphics processor mezi arriti 78 pikë në testet e WorldBench 6. Kjo performancë është mesatare, por e pamjaftueshme për të dhënë eksperienca të mira me lojërat.
MC7803u arriti të mbijetonte me bateri vetëm 3 orë e 48 minuta me një mbushje, që është mesatare për laptopët shumëfunksionalë. Performanca duhet të konsiderohet e kënaqshme kur mendon se i duhet të ushqejë një monitor 16 inç, megjithëse pamja e tij është pak e shpëlarë.
Tastiera ndjehet mirë në gishta dhe konfigurimi i përgjithshëm nuk është keq. Në anë ka 4 porte USB, bashkë me një Card reader 5-në-1, një slot për Express PC Card. Në anën e përparme ka fishat e mikrofonit dhe kufjeve dhe në krye të monitorit qëndron kamera. Gjithashtu ka një daljet video VGA dhe HDMI, modem dhe port për ethernet, Bluetooth dhe Wi-fi 802.11n. me një peshë prej 7.7 paund, MC7803u është pak i rëndë për tu marrë me vete vërdallë, por çmimi është një faktor që e bën këtë laptopi një konkurrues të fortë. Por nuk duhet harrur se megjithëse në sipërfaqe duket mjaft mirë, ato që ka brenda në sistem nuk e lënë të jetë një notebook i vërtetë për argëtim.

Dell Studio Xps 16

Studio Xps 16 arrin të mundë me pak gjë laptopi e Gateway, MC7803u, duke provuar që mund të ndërtosh një laptopi me stil në paraqitje pa sakrifikuar funksionalitetin. Xps 16 fillon me një çmim 1199$, kurse ai që testuam ne kushtonte bashkë me shtesat 1804$, shumë më tepër se sa çmimi i Gateway, por nga çmimi i përgjigjet një performance dhe cilësie më të lartë.
Sistemi që testuam kishte një CPU 2.4 GHz Intel Core 2 Duo p8600, një 512MB ATI Mobility Radeon HD 3670 graphics processor, 4GB RAM dhe punonte me Windows Vista 64 bit. Konfigurimi në fjalë arriti të merrte 92 pikë në testin tonë WorldBench 6, duke demonstruar fuqi të mjaftueshme për të përballuar punët e përditshme dhe ca lojëra. Pata një problem duke luajtur Fallout 3 dhe Lfet 4 Dead me rezolucionin e zakonshëm të makinës 1920 me 1080 pixel.

Për këto rezultate duhet falënderuar një harddisk me 7200 rpm, me 320 GB, shpejtësia e lartë e rrotullimit të të cilit lejon lexim/shkrim më të shpejtë gjatë lojës.
Imazhet dukeshin mirë në monitorin LED RGB, por tingulli është pak i sheshtë dhe ftohtë. Studio Xps 16 ka një koleksion të mirë inputesh në të dy krahët e tij: dy USB dhe një shared eSATA/USB jack, plus Displayport, HDMI-out dhe VGA-out. Përveç këtyre ofron një port FireWire 400, një 5-në-1 flash memory card reader, një kamera 2 megapixel, një expressCard slot dhe një slot-loading Blu-ray Disc drive. Makina që testuam ne erdhi me një bateri 6 qelizore dhe një të dytë 9 qelizore brenda në çmim. Kur u përdor me baterinë e madhe kompjuteri arriti të punojë për 3 orë e 41 minuta, që është koha mesatare e gjithë laptopëve shumëfunksionalë.
Xps 16 nuk është vetëm i mbushur me tipare dhe të mira por ka dhe një dizenjo tepër të bukur. Ashtu si dhe Gateway MC7803u, ky laptop ka një monitor që mbulon rrëzë më rrëzë vendin ku vendoset, por diferenca qëndron te mënyra se si monitori mbyllet mbi trupin e kompjuterit, ku Dell ka kapse në të dyja anët. Në fund, edhe po t’i hedhësh një sy përfundimtar dy kompjuterëve krah për krak, mund të shohësh qartë se çfarë ble me atë diferencë në çmim. Studio Xps 16 e Dell ka si target ata që duan të marrin pak më shumë se sa zakonisht nga paratë e shpenzuara për lirinë në lëvizje dhe argëtimin. Është një laptopi multimedial i ndërtuar mirë, i mbushur me tipare, pa pasur nevojë të paguash shumë.

Lajmet e fundit>