Harduer

Bota njihet me procesorin më të shpejtë, AMD Threadripper 2990WX me 32 bërthama

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Procesori i ri i AMD kushton 28 dollarë për proces ndërsa i Intel 55 dollarë. Bota njihet me procesorin më të shpejtë, AMD Threadripper 2990WX me 32 bërthama

Të Hënen AMD solli për entuziastët procesorin e shumëpritur Ryzen Threadripper 2990WX me 32 bërthama dhe 64 procese dhe një çmim prej 1,799 dollarësh.

Mund tu duket çmim i lartë por nëse e vendosni në perspektivë është spektakolar kur e krahasojmë me procesorin më të fuqishëm intel Core i7-7980XE me 18 bërthama dhe kosto 2,000 dollarë.

Procesori i ri i AMD kushton 28 dollarë për proces ndërsa i Intel 55 dollarë.

Por modeli 32 bërthamësh është më i fuqishmi sepse AMD prezantoi katër të tillë me 12, 16, 24 dhe 32 bërthama.

  • Threadripper 2920X ka 12 bërthama dhe 24 procese me frekuencë bazë 3.5Ghz dhe kosto 649 dollarë
  • Threadripper 2950X ka 16 bërthama dhe 32 procese me frekuencë bazë 3.5Ghz dhe kosto 899 dollarë
  • Threadripper 2970X ka 24 bërthama dhe 48 procese me frekuencë bazë 3Ghz dhe kosto 1,299 dollarë
  • Threadripper 2990WX ka 32 bërthama dhe 64 procese me frekuencë bazë 3Ghz dhe kosto 1,799 dollarë

I fundit është në shitje që nga data 13 Gusht ndërsa modeli me 16 bërthama më 31 Gusht. Dy të tjerët, me 12 dhe 24 bërthama nuk vinë përpara Tetorit.

Ato vinë me arkitekturën e përmirësuar 12nm Zen+. Kompania thotë se modeli 32 bërthamësh është 51% më i shpejtë sesa Core i9-7980XE në Cinebench R15.

Megjithatë edhe përgjigja e Intel po vjen. Kompania ka treguar një procesor 28 bërthamësh me frekuencë 5Ghz që do të dalë në shitje në fund të vitit. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>