Softuer

Bota sipas syve të Flickr

Sep 30 2011
0 Shpërndarje
Bota sipas syve të Flickr

Një ekip i hulumtuesve nga Oxford Internet Institute (OII) ka mbledhur të dhëna nga Flickr për të krijuar një fotografi unike të asaj sesi duket bota. Rezultati është kjo hartë që tregon secilën fotografi me geotagg të ngarkuar në faqen e popullarizuar për shkëmbim të fotografive. 

Projekti i udhëhequr nga Dr. Mark Graham, që ka shpenzuar ditë të tëra në studimin e “gjeografisë së internetit, ka mbledhur bashkë me ekipin e tij të dhëna nga Flickr API. Ata kanë kalkuluar numrin e fotografive të bëra brenda një katrori 0.5 x 0.5 gjerësi-lartësi mbi sipërfaqen e planetit. 

Në shikim të parë, rezultati i hartës nuk duket shumë befasues, shumica shihet se janë bërë në zona të popullarizuara si SHBA dhe Evropë. Por një zonë, ku ka më së shumti banor sesa në krejt planetin, Kinë ka një përfaqësim mjaft të vogël të shërbimit. Kjo sipas Graham tregon se shërbimet tjera janë më të popullarizuara në atë shtet. Vende tjera me pak pika të këtilla janë edhe Irani, ku faqet si Flickr janë të bllokuar nga qeveria. 

Graham gjithashtu ndihmon në blogun floatingsheep.org, ekipi i së cilit krijon një llojllojshmëri të gjerë të hartave të ngjashme. (Klikoni mbi fotografinë e mëposhtme për ta parë në version më të madh). /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>