Ja se si

Botët e Rrjeteve Virtuale në Kompjuterin Tuaj

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Botët e Rrjeteve Virtuale në Kompjuterin Tuaj

altPërderisa sistemet e rrjeteve vazhdojnë të evoluojnë për nga kompleksiteti, dita-ditës po shfaqen programe dhe mjete mësimore të reja, me qëllim lehtësimin e procesit të mësimdhënies dhe të studimit të teknologjisë.
Sot, studentët që synojnë të zotërojnë aftësitë nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, përfitojnë nga mundësia e qasjes te programet mësimore online dhe nga mundësitë e reja, si mësimi shoqëror, bashkëpunimi dhe konkurrimi.
Për më shumë se dhjetë vjet Akademia e Rrjeteve të Cisco, së bashku me akademitë nga mbarë bota, punoi për të pajisur studentët me një qasje të qëndrueshme dhe lokalisht të përshtatshme për mësimin e njohurive teknologjike. Misioni parësor i Akademisë së Rrjeteve është të përmirësojë mundësitë ekonomike dhe karrierës, me qëllim që të ndikojë në mënyrë pozitive në jetën e individëve e të komunitetit.
Packet Tracer 5.0 është softuer gjithëpërfshirës për studim dhe mësimdhënie të teknologjisë së rrjeteve dhe pjesë përbërëse e programit mësimor të CCNA Discovery dhe CCNA Exploration të Akademisë së Rrjeteve. Ai ofron mundësi simulimi, vizualizimi, autorësie, vlerësimi dhe bashkëpunimi të jashtëzakonshme dhe e bën procesin e mësimit dhe të mësimdhënies së teknologjisë të rrjeteve akoma më të lehtë, duke simuluar në mënyrë vizuale mjediset e rrjeteve të vërteta. Packet Tracer ofron mundësi për bashkëpunim, krijim të aktiviteteve dhe përshtatje të detyrave thelbësore të studimit, duke bërë të mundur që instruktorët dhe studentët të krijojnë “botët e rrjeteve” virtuale të tyre, për mësimdhënie dhe studim të koncepteve dhe teknologjive të rrjeteve.
Aktivitet e ndërfutura të Packet Tracer ofrojnë një mjedis efektiv dhe interaktiv për studimin e koncepteve të rrjeteve dhe protokolleve të nivelit të CCNA-së. Nga udhëzimet dhe laboratorët e deri te punët përgatitore dhe konkurrimi, Packet Tracer i kapërcen kufijtë e studimit tradicional, duke e shtrirë klasën në një botë virtuale të kërkimit, eksperimentimit dhe të shpjegimit.

Çfarë ofron Packet Tracer 5.0?
Packet Tracer 5.0 ofron një kombinim unik të simulimeve reale dhe përvojave të vizualizimit, vlerësimeve komplekse dhe aktiviteteve me mundësi autorësie dhe mundësi bashkëpunimi e konkurrimi për përdorues të shumtë.
E bën mësimdhënien më të lehtë, duke ofruar një mjedis falas dhe me përdorues të shumtë për instruktorët, në mënyrë që më lehtë t’i ligjërojnë konceptet teknike të ndërlikuara
E bën studimin më të lehtë, duke ofruar mjedis për simulime reale dhe vizualizimi
Jep mundësinë e autorësisë të aktiviteteve të studimit, detyrave, laboratorëve dhe vlerësimeve komplekse
Ndihmon në leksione, laboratorë të individit dhe grupit, detyrat e shtëpisë dhe konkurrim
Lejon studentët dhe instruktorët të projektojnë, ndërtojnë, konfigurojnë dhe zgjidhin problemet e rrjeteve përmes pajisjeve virtuale
Plotëson pa i zëvendësuar pajisjet reale dhe jep mundësi të zgjerimit të studimit përtej kufizimeve fizike të mësimit në klasë
Simulon risitë e vazhdueshme teknologjike të aktivitetit dhe logjikës themelore të rrjetit
I jep mundësinë studentëve të studiojnë konceptet, të bëjnë eksperimente dhe të testojnë njohuritë e tyre
Promovon mësimin shoqëror përmes aplikacionit të aftë-për-rrjet (peer-to-peer) me mundësi të konkurrimit të përdoruesve të shumtë, bashkëveprimit në distancë instruktor-student, argëtim dhe rrjetëzim shoqëror
Mundëson studim jashtë klasës përmes vetëpërcaktimit të ritmit
Përkrah dhe i simulon protokollet e tanishëm të përdorur në industri dhe sistem qeverisës, duke përfshirë edhe shumicën e komandave nga niveli i CCNA-së

Si punon Packet Tracer 5.0?
Packet Tracer 5.0 ofron një gamë të gjerë mundësish ku instruktorët mund të demonstrojnë konceptet e rrjeteve. Edhe pse Packet Tracer nuk është zëvendësues i pajisjeve të vërteta, sërish u jep mundësinë studentëve të ushtrohen duke përdorur ndërfaqësin me komanda të Cisco Internetwork Operating System (IOS) dhe ndërfaqësin grafik të bazuar në principin e punës tërhiq-dhe-lësho për zgjidhje të problemeve, duke përdorur pajisjet virtuale për rrjete. Kjo mundësi praktike paraqet komponentin thelbësor të të mësuarit të konfigurimit të suiçeve dhe ruterëve, përmes ndërfaqësit me komanda. Studentët shohin mundësitë e konfigurimit dhe të lidhjes së harduerit të rrjeteve kur ata miratojnë projektimin e sistemeve. Instruktorët mund të formojnë aktivitetet e tyre vetë-vlerësuese, të cilat ua paraqesin rezultatet menjëherë studentëve, gjatë testimit të aftësive të tyre në kompletimin e detyrave.

Tiparet kryesore të Packet Tracer 5.0:
Hapësirat Punuese të Packet Tracer: Packet Tracer ka dy hapësira pune: logjike dhe fizike. Hapësira logjike lejon përdoruesit të ndërtojnë topologjitë logjike të rrjeteve, duke vendosur, lidhur dhe grumbulluar pajisjet virtuale të rrjeteve. Hapësira fizike i ofron dimensionin fizik rrjetit logjik, duke i shtuar ndjenjën e shkallëzimit dhe të vendosjes të pajisjeve të rrjetit si ruterat, suiçat dhe hostet, si do të dukeshin në mjedisin e vërtetë. Gjithashtu, jep mundësinë e paraqitjes gjeografike të rrjeteve, duke përfshirë qytete, ndërtesa dhe dollapë të shumtë.
Regjimet e Punës së Packet Tracer: Packet Tracer përdor dy regjime pune për të parashikuar mënyrë e sjelljes së rrjetit: regjimin e kohës reale dhe regjimin simulues. Në regjimin e kohës reale rrjeti sillet si edhe pajisjet e vërteta, me reagim në kohë reale e të menjëhershëm për të gjitha aktivitete e rrjetit. Në regjimin simulues përdoruesi mund të shohë dhe kontrollojë intervalet kohore, punët e brendshme të transferit të të dhënave dhe përhapjen e të dhënave përtej rrjetit. Kjo u ndihmon studentëve të kuptojnë konceptet thelbësore që qëndrojnë prapa funksionimit të rrjetit.
Doracakët: Përdoruesi njihet nga afër me veçoritë e produktit dhe njëkohësisht mëson në formatin hap-pas-hapi mënyrat e realizimit të simulimeve.
Ndihma: Përdoruesit njihen nga afër me ndërfaqësin, funksionet dhe tiparet e Packet Tracer. Ilustrimet me fotografi përdoren për të ngritur nivelin e kuptueshmërisë. Gjithashtu, përmban edhe shënime dhe këshilla të rëndësishme.
Pajisjet Modulare: Simulojnë harduerin në mënyrë vizuale dhe ofrojnë mundësitë për ndërfutjen e kartelave të ndërfaqësve te ruterat dhe suitçët modularë, të cilët më pas bëhen pjesë e simulimit.
Protokollet: Packet Tracer përkrah HTTP, Telnet, SSH, TFTP, DHCP dhe DNS; TCP dhe UDP; IPv4, IPv6, ICMPv4 dhe ICMPv6; RIP, EIGRP, OSPF me hapësira të shumta, rrugëtimin statik dhe rishpërndarjen e rrugës; Ethernet/802.3, 802.11, HDLC, Frame Relay dhe PPP; ARP, CDP, STP, RSTP, 802.1q, VTP, DTP dhe PAgP.
Funksionaliteti i Përdoruesve të Shumtë: Packet Tracer 5.0 është aplikacion i aftë-për-rrjet, me formë peer-to-peer për shumë përdorues, që mundëson bashkëpunim në konstruktimin e rrjeteve virtuale përgjatë rrjetit real. Veçoria e përdoruesve të shumtë lejon bashkëveprim konkurrues, duke mundësuar opsionin për të përparuar nga mësimi individual në atë shoqëror me anë të tipareve për bashkëpunim, konkurrim, bashkëveprim në distancë, instruktor-student, rrjetëzim shoqëror dhe argëtim.
Eksperti i Aktiviteteve: I mundëson përdoruesve të bëhen autorë, të vendosin planet e veprimit, të shtojnë tekstin mësimor, të krijojnë topologjitë e hershme dhe ato përfundimtare, të klasifikojnë dhe të gjenerojnë rezultatet.

Çfarë tjetër duhet ditur për Packet Tracer 5.0?
Nga këndvështrimi i mundësive, Packet Tracer 5.0 ofron funksionin për klasifikimin e laboratorëve, përkrahjen për gjuhët ndërkombëtare, përkrahjen për shumicën e protokolleve dhe teknologjive të cilat mësohen në programet mësimore vijuese: CCNA v3.1, CCNA Discovery dhe CCNA Exploration. Gjithashtu, mund të përdoret për mësim të koncepteve nga IT Essentials dhe CCNP Building Scalable Internetworks.
Packet Tracer 5.0 është i pajtueshëm me platformat vijuese: Windows XP, Vista (siç është rasti me kompjuterin tim) dhe Linux. Gjithashtu, përkrah të gjitha aktivitet e realizuara në versionet e më hershme të Packet Tracer si 4.0, 4.1 dhe 4.11.
Packet Tracer 5.0 është në dispozicion të instruktorëve dhe studentëve të Akademisë së Rrjeteve. Në qoftë se jeni njëri nga të sipërpërmendurit dhe deri më tani nuk e keni shkarkuar (instaluar dhe përdorur), mund ta bëni duke u loguar në uebsitin e Academy

 

Lajmet e fundit>