Biznes

Botuesit e librave kundërshtojnë planin e Amazon për të blerë emrat e domeinëve

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Botuesit e librave kundërshtojnë planin e Amazon për të blerë emrat e domeinëve

amazon domainGjiganti i librit elektronik, Amazon, me planet e veta për të blerë domeinët që kanë të bëjnë me literaturë si .book, .author dhe .read, kanë nxitur reagimin e një pale të grupit të industrisë publikuese.

Shoqëria e Autorëve dhe Shoqata e Publikuesve Amerikanë kundërshton këtë plan, duke e quajtur atë si antikonkurrues.

“Vendosja e domeinëve të tillë në duar private është thjesht antikonkuruese, duke iu mundësuar ndërmarrjeve kryesuese, të mirë-kapitalizuara që të zgjerojnë dhe të shkelin fuqinë e tyre në treg,” shkroi kryetari i Shoqatës së Autorëve, Scott Turow, për Korporatën e Internetit për Emra dhe Numra të Shoqëruar, ose ICANN, që është organizatë jofitimprurëse që vëzhgon emrat e domienëve në internet.

“Potenciali për abuzim duket i pakufizuar.” Shitësi kundërshtar i Amazon, Bares & Noble, ka dërguar një letër drejt ICANN duke u ankuar që Amazon do të përdorte kontrollin e vet të domeinëve të tillë “për të mbytur garën në industritë e shitjeve të librit dhe publikimit, që janë kyçe për të ardhmen e shprehjes së mbrojtur me të drejta të autorit në SHBA.”

Arrinë IPv6, ku qëndron Shqipëria dhe Kosova?

“Posedimi i Amazon do të kërcënonte po ashtu çiltërsinë dhe lirinë e internetit dhe do të kishte pasoja të dëmshme për përdoruesit e internetit në mbarë botën,” tha ndërmarrja në një kundërshtim të bërë në fillim të muajit të kaluar për kërkesën e bërë nga Amazon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>