Lajmet

Botuesit on line sigurojnë pjesën më të madhe të trafikut nga Facebook-u

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Botuesit on line sigurojnë pjesën më të madhe të trafikut nga Facebook-u

DrivingTrafficStatista, portal për publikimin e statistikave, ka publikuar së fundmi një grafik ku paraqitet përqindja e trafikut të siguruar nga rrjetet sociale në uebfaqet e botuesve on line.

Është mëse e qartë se Facebook siguron pjesën më të madhe të trafikut për botuesit on line.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 200 000 botues të ndryshëm, rrjeti social më i madh në botë, gjatë muajit shtator të këtij viti përbënte 10.4% të trafikut total të këtyre uebfaqeve.

Ndërkohë mund të konsiderohet si surprizues fakti që Pinterest qëndron në vend të dytë (3.7%) në këtë klasifikim duke lënë pas Twitter (1.2%), platformën që luan një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e lajmeve on line.

Gjithashtu është e habitshme që trafiku i siguruar nga Google + është tepër i vogël. Sipas të dhënave, për botuesit on line ky rrjet social është burim i një trafiku prej 0.04%.

Grafiku është ndërtuar në bazë të të dhënave të siguruara nga Shareaholic. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>