Lajmet

Box blen aplikacionin Folders për të realizuar disa ndryshime

May 24 2013
0 Shpërndarje
Box blen aplikacionin Folders për të realizuar disa ndryshime

Box ka blerë një aplikacion të pa nxjerrë akoma online të quajtur Folders, i dizajnuar për ti dhënë përdoruesve të iPhone dhe iPad një ndërfaqe mobile për ruajtjen në hapësirën cloud dhe mundësinë për të ndarë shërbime me konkurruesit e tjerë si Google Drive apo Dropbox.

Teknologjia e përdorur në këtë aplikacion do të integrohet me aplikacionin iOS të Box, i cili do të përmirësohet me këto sjellje të reja gjatë këtij viti.

Zv/presidenti i Box tha në një postim: “Kur ne hedhim sytë tek Folders ne shohim një eksperiencë të bukur dhe një model të bukur dizajni që ne duam t’ia sjellim përdoruesve të Box”, duke shtuar se Box do të bëhet më i pastër, më i shpejtë dhe më i bukur.

Folders përfshijnë pamje të PDF, një luajtës muzike, dokumente, shikues fotosh dhe videosh, një regjistrim të videove dhe të fotove dhe aftësinë për të krijuar dhe edituar shënime. Box bleu pamjen e Folders nga krijuesi i tij Martin Destagnol, që ka krijuar kompaninë e ndërtimit të aplikacionit Reedian.

Aplikacioni i Folders nuk do të lançohet si një produkt i vetëm, por do të integrohet. Box ka më shumë se 150,000 përdorues biznesi dhe 15 milionë përdorues fundorë. (PCWorld Albanian)

box

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>