Lajmet

Box lanson vegla për administratorët

May 24 2012
0 Shpërndarje
Box lanson vegla për administratorët

Ofruesi i shërbimeve cloud, Box, ka nisur hapin e radhës drejt kompanive me një mori veglash për administratorët që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes për ndërrmarrjen.

Derisa nevojat e kompanive për ngarkim në cloud po shtohen dita ditës, ofruesi i veglave të aplikacioneve për biznes dhe ngarkim online Box, që ka më tepër se 11 milionë shfrytëzues, duke përfshirë 120,000 biznese, është duke zbuluar disa vegla për menaxhim të përmbajtjes dhe një Marrëveshje për Licencim të Ndërmarrjes (ELA) për konsumatorët e tanishëm dhe të rinj që do të fillojnë ta përdorin Boxin në organizatën e tyre.

Me veçorinë Arkivimi i Lajmërimeve të Aktiviteteve, administratorët e ndërrmarrjeve tani mund të ruajnë aktivitetet në Box, si komentet, detyrat dhe të bëjnë shpërndarjen e skedarëve, me sistemet e tyre monitoruese derisa ruhen pëlqimet e bizneseve dhe kërkesat eDiscovery. Mbështetja për domein të ndryshëm të emailave është dizajnuar për t’i ndihmuar bizneset në organizimin e llogarive të emaileve dhe gjithashtu u ofron administratorëve mundësinë për të parë veprimet e shfrytëzuesve dhe të vendosin rregulla të sigurisë në rrjet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>