Lajmet

Box prezanton shërbimin Notes për të gjithë përdoruesit

May 9 2014
0 Shpërndarje
Box prezanton shërbimin Notes për të gjithë përdoruesit

BoxLogoBox ka lajmëruar se shërbimi Notes ka kaluar nga faza testuese beta dhe do të lëshohet për të gjithë përdoruesit në fillim të muajit qershor. Sasa të lëshohet veçoria në llogarinë tuaj, një buton Notes duhet të paraqitet në panelin tuaj. Notes përfshin opsione për formatim, shtim të teksteve dhe bashkëpunim.

Box tha që ka qenë duke e përdorur veçorinë për njoftimet brenda kompanisë, përditësimet javore rreth inxhinierisë, planet rreth marketingut, përgjigjet rreth pyetjeve të shpeshta dhe njoftimeve për shtyp.

Box lëshoi këtë shërbim gjatë muajit shtator si përpjekje për të zënë ofertat e konkurrentëve të vet të diskut në cloud që mundohen të garojnë me Google Docs, Evernote dhe Quip. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>