Lajmet

Box shton veçori të tjera tek të dyja platformat, Windows 8 dhe Windows Phone

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Box shton veçori të tjera tek të dyja platformat, Windows 8 dhe Windows Phone

Box ka lajmëruar se ka nxjerrë disa funksionalitete të reja mobile për të dyja platformat mobile Windows.

Kompania tha se që nga lançimi i Box për Windows 8, është shkarkuar më shumë se 500000 herë dhe vazhdon të rritet interesi për posedimin e këtij aplikacioni. Me këtë nxjerrje, një veçori e përbashkët për të dyja platformat e Windows janë aftësuar për të parë dokumentet pa patur nevojën e hapjes së tyre.

Aktualisht edhe si aplikacion në Android, Box tha se realizon më shumë se 100000 shikime për ditë, vetëm nëpërmjet aplikacionit. Sa herë e gjeni veten të hapni një dokument në mënyrë normale që kërkon një kohë për tu ngarkuar kur ju mund ti hidhni një sy direkt për të parë korrektësinë apo jo?

Box tha se vlera e vërtetë e teknologjisë në Windows Phone apo Windows 8 është në aftësinë unike për të parë tipet e më shumë se 75 dokumenteve. Nuk ka rëndësi në se po shihni në AutoCAD, Adobe Illustrator, apo PowerPoint.

Disa veçori të tjera të platformës përfshijnë:

Për Windows 8

* Ndërto një navigim për një mënyrë të shpejtë për të gjitha dokumentet të të gjithave tipeve.

* Përmirësimi i hapësirës dhe dobishmërisë i funksionalitetit të madhësisë.

Për Windows Phone

* Shtimi i suportit për dokumentet e Office dhe për PDF për tu hapur direkt në Microsoft Office.

* Dizajnimi i një pllake ciklike të gjerë, ku ju mund të shihni përmisimet e Box më shpesh.

Aplikacioni i ri i MediaFire për Android vjen me 50 GB ngarkesë pa pagesë

Kompania tha se të gjitha tiparet e reja janë të mundshme në të gjitha pajisjet e Windows. (PCWorld Albanian)

BOX

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>