Biznes

Brazili kërkon të dijë pse Apple faturon qytetarët e këtij shteti me $ amerikan

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
Brazili kërkon të dijë pse Apple faturon qytetarët e këtij shteti me $ amerikan

itunes-brazil-leadMonedha kombëtare e Brazilit është real, por ju nuk e dini se duke shikuar në iTunes monedha e shfaqur për blerjen e produkteve të kompanisë është dollarë.

Apple i vendos çmimet për çdo produkt në dollarë amerikanë.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Sekretariatit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Brazilit, duke i dërguar një letër zyrtare kompanisë Apple për sqarime rreth faturimit të qytetarëve braziliane me këtë monedhë.

Ne nuk jemi të sigurt pse kjo ka zgjatur kaq gjatë, duke ditur që iTunes u prezantua në Brazil dy vite në parë, por në cilindo rast Apple tani ka dhjetë ditë afat që të reagoj ose të ballafaqohet me një dënim.

Shtetet e tjera që kanë ndaluar ndërmarrjen Apple ndaj rregullave të kësaj të fundit për pagesa, në të kaluarën në përgjithësi kanë dështuar në arritjen tek një zgjidhje dhe në disa raste qytetarëve iu është kërkuar që t’i marrin çështjet në duart e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>