Lajmet

Breathometer për smartfonë ju tregon se kur nuk duhet t’i jepni makinës

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Breathometer për smartfonë ju tregon se kur nuk duhet t’i jepni makinës

Për të ndihmuar në parandalimin e ngasjes së makinës në gjendje të dehur, Breathometer kontrollon përdoruesit për nivelin e alkoolit të konsumuar dhe u tregon atyre se kur janë brenda normave të lejuara për t’i dhënë makinës.

Breathometer është një pajisje e vogël që lidhet me iPhone përmes vendit të kufjeve. Gjatë fushatës financuese në Indiegogo.com e arritën limitin e tyre prej 25 000 $ brenda pak ditësh.

Ja se si funksionon:

Pasi të keni shkarkuar aplikacionin përkatës si dhe të keni siguruar pajisjen, duhet të fryni drejt “Breathometer”-it për të regjistruar nivelin e alkoolit. Nëse e keni kaluar nivelin e lejuar nga ligji, aplikacioni shfaq metoda të tjera alternative për të shkuar në shtëpi.

Themeluesi Charles Yim u shpreh se kompania donte ta thjeshtëzonte konceptin në mënyrë që ta përdornin të gjithë.

“Breathometer-i u krijua që të ndihmojë njerëzit, të cilët pasi kanë dalë më miqtë e tyre, të dinë me siguri se cilët janë në gjendje t’i japin makinës,” u shpreh Yim.

Veturat në Europë duhet automatikisht të thërrasin ndihmën pas aksidentit

“Mjetet e tjera ekzistuese nuk ishin lehtësisht të transportueshme për mua dhe nuk lidheshin mirë me smartfonin.”

“Atë që bëri Wii për lojërat apo iPhone për smartfonët, edhe Breathometer synon të ndryshojë rrënjësisht tregun për analizuesit e nivelit të alkoolit, në mënyrë që njerëzit të vihen në dijeni për sigurinë dhe rreziqet,” përfundoi Yim. (PCWorld Albanian)

Breathometer

Lajmet e fundit>