Harduer

Brenda 2020-ës do të shiten mbi 100 milion pajisje të realitetit virtual dhe të shtuar

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Sipas IDC-së, pajisjet e realitetit virtual dhe të shtuar do të shiten në 100 milion njësi brenda 2021 krahasuar me 10 milion shitur vitin e kaluar. Brenda 2020-ës do të shiten mbi 100 milion pajisje të realitetit virtual dhe të shtuar

Ndërsa Apple po kthen vëmendjen drejt realitetit virtual dhe atij të shtuar me iOS 11 dhe harduerin më të fuqishëm të kompjuterave Mac, firma analitike IDC ka grumbulluar të dhëna të rëndësishme për dy industritë.

Sipas IDC-së, pajisjet e realitetit virtual dhe të shtuar do të shiten në 100 milion njësi brenda 2021 krahasuar me 10 milion shitur vitin e kaluar.

Firma thotë se pajisjet e realitit virtual të cilat kërkojnë një smartfon në mënyrë që të funksionojnë kanë qenë edhe më populloret por pajisjet e reja të dedikuara nga HTC, Sony dhe Oculus po fitojnë terren.

“Për 6 deri në 18 muajt e ardhshëm, tregu i realitetit virtual do të sjellë pajisje të dedikuara,” tha analisti i IDC-së Jitesh Ubrani.

Sa i përket harduerit të nevojshëm për të luajtur përmbajtjet VR, Apple demonstroi këtë me kompjuterat e rinj iMac në konferencën WWDC si dhe kompania ofron një mjet zhvillimi të ri quajtur Metal 2 i cili mbështet pajisjet VR.

Gjithashtu IDC thotë se realiteti virtual do të vijojë të dominojnë mbi atë të shtuar edhe për ca kohë duke qenë se ky i fundit është më i vështirë për tu arritur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>