Biznes

Brenda tre ditësh Intex shet 15,000 smartfonë që përdorin sistemin Firefox

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Brenda tre ditësh Intex shet 15,000 smartfonë që përdorin sistemin Firefox

INTEX_4C--621x414Prodhuesi indian Intex tha që ka shitur 15,000 njësi të smartfonit të vet që përdor Firefox në këtë shtet brenda tre ditëve të para të lëshimit. Intex ka lëshuar smartfonin Cloud FX, me çmimin prej rreth 25 eurove. Kjo kompani thotë që pajisja është smartfoni më i lirë në dispozicion në vend. “Intex tashmë ka shitur 15,000 njësi të Cloud FX në vetëm 3 ditë, që doli në shitje më 25 gusht ekskluzivisht në Snapdeal,” tha kompania. Ajo shtoi më tej që shitjet maksimale u raportuan që vinin nga pjesa jugore e vendit. Kompania vendore së fundi ka shpresuar në dy aktorë – Anushka Shetty dhe Sudeep – si ambasadorë të vet për tregun jugor muajin e kaluar. “Rreth 70% e shitjeve u bën në shtresat II dhe III. Pajisja është një hit në mesin e rinisë pasi blerjet maksimale u bën nga grupmoshat prej 18-25 vjeç,” shtoi kompania.

Cloud FX ka si synim mbërritjen tek konsumatorët të cilët janë duke kaluar nga telefonat e mëparshëm në smartfonë. Intex synon që ta kapë një pjesë më të madhe të tregut të përballueshëm për nga çmimi dhe që është në rritje në Indi. Prodhuesit e pajisjeve janë duke shpresuar shumë që interneti mobil do të arrijë tek audiencat e reja. Raporte të ndryshme sugjerojnë që miliardi tjetër i personave që i qasen internetit për herë të parë do ta bëjë këtë gjë nëpërmjet telefonëve të tyre në vend se të qasen përmes kompjuterëve personalë. Kompanitë si Microsoft, që ka blerë divizionin e prodhimit të telefonave të Nokia-s, po ashtu ka qenë duke u munduar që si cak ta ketë një kategori të përballueshme të smartfonëve, duke vlerësuar që kjo kategori do të mund të ishte një mundësi për fitime vjetore në vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Tregu i smartfonëve në Indi u rrit në 84 për qind vit për vit, duke arritur kështu në 18.42 milionë njësi gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, në krahasim me 10.02 milionë njësi sa ishte gjatë tremujorit prill-qershor 2013, siç tregon kompania hulumtuese IDC. Prodhuesi korean Samsung udhëheq tregun me 29 për qind të tij, që ndiqet nga pas nga Micromax që ka 18 për qind, Karbonn prej 8 për qind dhe Lava prej 6 për qind.

Prodhuesi softuerik Mozilla e kishte shfaqur fillimisht një prototip të një pajisjeje që përdorte sistemin operativ Firefox në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë të mbajtur gjatë muajit shkurt të këtij viti, e cila pajisje ishte synuar në veçanti për tregjet si Kinë dhe Indi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>