Analiza

Brendit Nokia po i tregohet “dera” ngadalë nga Microsoft

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Brendit Nokia po i tregohet “dera” ngadalë nga Microsoft

slide_110113-layoffs-9-100325969-galleryMicrosoft jo vetëm që po largon 12,500 punonjës të Nokia-s, por gjithashtu po ndërmerr hapa për të larguar edhe brendin Nokia. Siç vë në dukje Windows Phone Central, një përditësim në aplikacionin Nokia Treasure Tag ka larguar çdo gjë që vë në dukje emërtimin Nokia përveç lidhjeve që të drejtojnë për tek faqja e suportit në nokia.com. Microsoft e ka bërë edhe më parë këtë gjë me aplikacionet Nokia MixRadio dhe Nokia Care që tashmë quhen MixRadio dhe Lumia Help+Tips. Të tjerë aplikacione që vihet re mungesa e brendit të Nokia-s janë PhotoBeamer, Transfer my Data, Video Tunner dhe App Social.

Zyrtarisht, Nokia u bë e njohur si Microsoft Mobile pas blerjes në muajin prill dhe të gjitha aplikacionet e Nokia-s tashmë listojnë Microsoft Mobile si botues. Por Microsoft po e largon brendin e Nokia-s me të mirë. Akoma disa aplikacione të kompanisë mbajnë titullin Nokia si për shembul Nokia Cinemagraph, Nokia Creative Studio, Nokia Panorama dhe Nokia Xpress. Në daljen e fundit për shtypin, shefi ekzekutiv i Microsoft-it, Satya Nadella, iu referua ekipit si “Nokia Devices and Services”. Stephen Elop, ish-ekzekutivi i Nokia-s që tashmë është në krye të divizionit të pajisjeve tek Microsoft përdor termin “Nokia Team” në memon e tij.

Nokia akoma ekziston si një kompani më vete me pjesë të cilat Microsoft nuk i ka blerë si teknologjia e rrjetit, hartave dhe licencimit të IP-ve. Po për Microsoft-in përqëndrimi në Windows Phone mund të zëvendësojë brandin e Nokia-s në të ardhmen. Mbase Microsoft shumë shpejt në një të ardhme të afërt do te largojë brendin Nokia edhe nga pajisjet Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>