Siguri

Britania cak kryesor për spamerë të gripit të derrit

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Britania cak kryesor për spamerë të gripit të derrit

Kompania e sigurisë Sophos ka deklaruar se gjatë këtij viti ka zbuluar me qindra e miliona spam reklama false të farmaceutikëve dhe ueb faqe, ku shumë prej tyre tentojnë të shesin barëra false siç është Tamiflu-ja tek konsumatorët e shqetësuar.

Tamiflu është në rend të parë kur bëhet fjalë për rekomandime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të trajtuar dhe ngadalësuar progresin e simptomave të gripit të derrave.

Sophos thekson se shumë prej bandave prapa këtyre faqeve janë me bazë nga Rusia, dhe pesë shtetet që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve për blerjen e Tamiflu-së dhe barërave tjera false përmes internetit, janë SHBA-ja, Gjermania, Britania, Kanada dhe Franca.

Këshilltari Teknologjik i Sophos, Graham Cluley tha se ka një “trend shqetësues” rreth Tamilfu-së, i cili veçse ka goditur Britaninë e madhe, që është shteti më së keqi i goditur nga gripi i derrave në Evropë.

“Me paraqitjen e rasteve të vazhdueshme me grip të derrave, është esenciale që të gjithë t’i rezistojmë tërheqjes së dirigjuar nga panika për të blerë Tamiflu online” thekson ai.

“Banda kriminale që punojnë prapa këtyre skenarëve të barërave false janë duke vendosur shëndetin e konsumatorëve, informatat personale si dhe detajet e kartelave të tyre të kreditit në një rrezik shqetësues”.

Sophos deklaron se bandat kriminale janë duke operuar në ueb faqe medicinave të emërtuara si “Canadian Pharmacy”, duke tentuar kështu të paraqiten sa më origjinal. Hulumtimi i kësaj kompanie tregon se në një rrjet që operon prej Rusisë (i quajtur Glavmed), ka arritur të fitojë një mesatare prej 16.000 dollarë në ditë duke promovuar ueb faqe farmaceutike.

“Por keni parasysh se kriminelët mund të jenë anëtarë të më shumë se një rrejti, dhe disa kanë arritur të përfitojnë më shumë se 100.000 dollarë në ditë” tha Cluley.

Lajmet e fundit>