Biznes

British Airways lejon përdorimin e pjesërishëm të celularëve në aeroplan

Feb 2 2009
0 Shpërndarje
British Airways lejon përdorimin e pjesërishëm të celularëve në aeroplan

Për momentin, kompania britanike është e gatshme të lejojë vetëm SMS-ët dhe përdorimin e të dhënave në fluturimet e klasit biznes prej Londrës për në Aeroportin John F. Kenedy në juglindje të New York. British Airways është duke i ndjekur hapat e disa kompanive tjera të fluturimeve.Emirates është kompania e parë që lejoi përdorimin e celularëve gjatë fluturimeve duke përfshirë thirrjet me zë (me çmim prej 2.80 dollarë për minutë). Sipas ueb faqes së Emirtes në Amerikë, 1 SMS apo e-mail kushton 1 dollar, ndërsa kompania së shpejti planifikon ta mbushë tërë flotën e saj me teknologji.Edhe kompanitë e fluturimeve si Air France, BMI dhe Qantas kanë filluar me lejimin e përdorimit të celularëve gjatë fluturimeve. BMI ka lëshuar këto shërbime por ato akoma vazhdojnë të jenë në prova testuese dhe atë vetëm për Airbus A320 në linjën Londër – Moskë. Kompania Qantas pohon se shërbimet e para të lëshuara gjatë vitit të kaluar janë një sukses i madh dhe do t’i zgjerojë shërbimet edhe në aeroplanët Boeing 767 dhe Airbus A330 që fluturojnë për në Australi. Ndërkohë kompania Air France jo vetëm që lejon përdorimin e të dhënave, por gjatë vitit të kaluar ka lëshuar në testim edhe shërbimet për thirrjet me zë. Por kompania ende është duke punuar në këto shërbime pasi thirrjet telefonike janë cilësuar si të dobëta.
Sipas Telegraph, pas suksesit të tekst mesazheve, British Airways mund të konsiderojë edhe përdorimin e thirrjeve me zë.

Lajmet e fundit>