Vëzhgim

Brother do të lançojë lexuesin E-document

Mar 13 2009
0 Shpërndarje
Brother do të lançojë lexuesin E-document

altIndustria japoneze Brother gjatë muajit Qershor do të lançojë një dokument elektronik (e-document) me ekran 10 inç.

Modeli i quajtur SV-100B është i dizajnuar për përdoruesit e industrisë komerciale dhe po ashtu vjen me tipare të larta sigurie si PIN-i katër shifror që pengon qasjen e paautorizuar si dhe AES 128 bit enkriptim për të dhënat e depozituara.

Dokumentet janë të rregulluara në format të autorizuar dhe mund të transferohen në lexues përmes SD memory card, Bluetooth apo edhe USB.

Brother ka për qëllim që e-lexuesi (e-reader) të përdoret në zyre ose nga peronat e shitjes, të cilëve zakonisht u duhet qasje dhe   referim ndaj manualeve apo të dhënave të tjera gjatë ditës së punës. Pajisja që peshon 600 gramë mund të jetë më e përshtatshme për punëtorët, pasi ka mundësi të vendosjes së 10 mijë faqeve me informacione në 2GB memory card.

Modeli SV-100B ka beteri mjaft të qëndrueshme duke prodhuar energji të mjaftueshme për të shfaqur 5 mijë faqe, ndërsa një faqe e re mund të hapet në më pak se një sekond. Ndërkohë modeli ka edhe ekran  që mbështetet nga katër nivele dhe rezolucion të lartë 1.200 x 825 pixel.

alt
 

Lajmet e fundit>