Lajmet

BTC-e gjobitet me 110 milion dollar, autoritetet Amerikane masa të ashpra kundër exchange Bitcoin

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
Vinnik vuan 17 akuza të rënda për pastrim parash dy prej të cilave rëndojnë mbi bazën e transfertave ilegale të parave. BTC-e gjobitet me 110 milion dollar, autoritetet Amerikane masa të ashpra kundër exchange Bitcoin Photo Source: Shutterstock

Qeveria Amerikane publikoi një padi ngritur kundër exchange BTC-e dhe një prej operatorëve të përfshirë ku zbulohej një gjobë prej 110 milion dollarësh për shkeljet e saj.

Në padinë prej 21 faqesh, Departametni i Drejtësisë thoshte se BTC-e dhe Alexander Vinnik, shtetasi Rus i cili u arrestua ditën e djeshme në Greqi, kishte pastruar para nga një listë krimesh online përgjatë gjashtë viteve ekzistentë të BTC-e.

Prokurorët federalë thonë se BTC-e funksiononte si një vend pastrimi fondesh ilegale burimi të cilave vinte nga hakime, sulme me ransomware, skema të vjedhjes së identitetit, zyrtarë të korruptuar dhe shpërndarja e narkotikëve.

Vinnik vuan 17 akuza të rënda për pastrim parash dy prej të cilave rëndojnë mbi bazën e transfertave ilegale të parave.

Gjithashtu BTC-e dhe Vinnik akuzohen për operimin e jashtligjshëm të një biznesi shërbimesh financiare dhe pastrim parash.

Prokurorët thanë se Vinnik merrte fonde ose nga hakime në terësi ose nga hakimi i Mt.Gox duke konfirmuar raportin e WizSec dhe shtuar zërat bitcoin-ët e BTC-e vinin nga exchange japonez.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Rrjeti për Krimet Financiare (FinCEN) kishte imponuar një gjobë prej 110 milion dollarësh kundër BTC-e dhe 12 milion kundër Vinnik.

Nëse shpallet fajtor, Vinnik rrezikon 55 vite burgim.

Paralajmërimi i exchangeve

Menjëherë pas publikimit të padisë kundër BTC-e, zyrtarët e departamentit paralajmëruan të gjitha exchange e parave dixhitale.

Drejtori i FinCEN u shpreh:

“Do të mbajnë përgjegjësi çdo exchange të monedhave virtuale që bëjnë biznes në SHBA kur ato të shkelin ligjin Amerikane të AML.”

Ajo që u mungon deklaratave ishte nëse BTC-e do të vijojë aktivitetin e saj në rast se paguan gjobën. Exchange tha se së shpejti do të rikthehej në funksion. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>