Lajmet

Buck, mjeti i Facebook-ut për ndërtimin e aplikacioneve në Android

May 16 2013
0 Shpërndarje
Buck, mjeti i Facebook-ut për ndërtimin e aplikacioneve në Android

Facebook-u po bëhet një kompani mobile. Një postim i ri në blogon inxhinierik të rrjetit shoqëror, tregon se Facebook-u përdor një sistem të ndërtuar për të prodhuar aplikacione Android dhe ky sistem quhet Buck.

Sistemi të martën u bë i hapur për të gjithë dhe mund të gjendet në Github.

I shkruar nga Michael Bolin, një inxhinier softesh në kompani, në postim deklarohet se një nga pengesat që Facebook-u ka hasur ishte pamundësia e standardeve që kanë mjetet e Android për të ecur me zhvillimin e kompanisë. Prandaj në korrik të vitit 2012 Bolin erdhi me një prototip pune të Buck, dhe që tani është sistemi më i ri për ndërtimin në Android.

Objektivi i Bolin ishte krijimi i një mjeti ndërtues që favorizonte ndërtimin e moduleve të vogla më shumë se modulet e mëdha.

Në fillim të këtij viti, Facebook-u ndryshoi nga ndërtimi i aplikacioneve për ueb drejt aplikacione kryesisht për Android. Më përpara inxhinierët e kompanisë punonin me një platformë të Java, por që nuk splotësonte ritmin e punës së Facebook-ut.

Pak javë pasi doli online Buck të gjitha dokumentet e build.xml u larguan nga depozita e Android të Facebook. Bolin shkruan: “U desh më pak kohë të shkarkojë burimin e kodit të Buck, ta ndërtoje dhe të ndërtoje pastaj aplikacione të Android me të, se sa të ndërtoje aplikacione Android me ANT. Koha mesatare e ndërtimin të aplikacioneve në kompani u zvogëlua nga 3:40 minuta, në 1:30 minuta”.

Buck mesa duket i ka ardhur shumë në ndihmë Facebook-u në ndërtimin e kodit për Android dhe ofron një dizajnë të mirë që i ndihmon zhvilluesit në krijimin e aplikacioneve më të vogla. (PCWorld Albanian)

facebook buck

Lajmet e fundit>