Harduer

Budwrap, bartni dëgjueset si byzylyk dore!

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Budwrap, bartni dëgjueset si byzylyk dore!

Budwrap është një byzylyk dore nga silikoni që ju mundëson të vendosni përreth dorës suaj dëgjueset në mënyrë që t’i keni aty në një mënyrë të sigurt dhe më të përshtatshme, duke ju mundësuar që t’i ruani edhe nga dëmtimet potenciale.

Nëse nuk dëshironi t’i ruani përreth dorës atëherë Budwrap mund të shfrytëzohet për t’i ruajtur dëgjueset edhe përreth celularit tuaj apo lexuesit tuaj të muzikës. Budwrap është zbuluar nga Mark Williams, një dizajner grafik dhe mësues i medieve digjitale. Budwrap është dizajnuar si një pajisje për menaxhim të kabllove përreth dorës duke mundësuar që të mos lejoni pështjelljen e dëgjueseve tuaja dhe të keni qasje të lehtë në to në çfarëdo rasti që ju duhet.

Budwrap është momentalisht duke shikuar mundësinë që të bëjë kalimin prej konceptit në produkt për treg, dhe atë përmes Kickstarter, ku është edhe në fazat e kërkimit të financimit të projektit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>