Blog

Buffet sulmon përsëri Bitcoinin

May 7 2018
0 Shpërndarje
Charlie Munger, një partner i vjetër i Buffet në biznes, gjithashtu nuk është një adhurues i bitcoin. Ai e quan atë ar artificial të pavlerë. Buffet sulmon përsëri Bitcoinin

Investitori miliarder Warren Buffet tha ditën e Hënë se ata që blejnë bitcoin e bëjnë me shpresën se do të gjejnë njerëz të tjerë të cilët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të.

Duke e krahasuar kërkesën për bitcoin me tulip maninë e shekullit të 17, Buffet tha se misticizmi që fshihet pas monedhës ka çuar në rritjen e çmimit të saj.

Charlie Munger, një partner i vjetër i Buffet në biznes, gjithashtu nuk është një adhurues i bitcoin. Ai e quan atë ar artificial të pavlerë.

Javën e kaluar Buffet bleu edhe 75 milion aksione të tjera të Apple duke çuar në 5% numrin e aksioneve të zotëron pranë gjigantit të iPhone.

Lidhur me bitcoin ai tha: “Nëse nuk e njihni mirë diçka, emocionoheni më tepër. Njerëzit që spekulojnë u pëlqen kumari.” /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>