Blog

Burri dënohet pasi goditi një grua me dron

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Pronari i një biznesi fotografish ajrore është dënuar me 30 ditë burgim, pasi droni që po operonte goditi një grua, e cili mbeti pa ndjenja. Burri dënohet pasi goditi një grua me dron Photo Source: Thinkstock

Paul Skinner u shpall fajtor për vënie në rrezik për shkak të pakujdesisë. Ky mendohet të jetë dënimi i parë me burgim që merr një pilot droni.

Incidenti ndodhi në 2015 në Seattle të Shteteve të Bashkuara. Sipas policisë, droni 45cm u përplas me një godinë dhe ra në mes të turmës duke dëmtuar dy persona.

Gjykatësi tha se kontrollimi i pakujdesshëm i një droni është një problem serioz për sigurinë e publikut dhe situata është duke shkuar drejt përkeqësimit.

Ai tha se aksidente të tilla janë të pa shmangshëm dhe se duhet të ngrihet një trup qeveritar për të vendosur rregullatorë mbi përdorimin e dronëve.

Vetëm gjatë viti të kaluar janë raportuar qindra aksidente që përfshinin mjete ajrore ose dronë. /PCWorld Albanian

Tags >

Dronët
Lajmet e fundit>