Biznes

Bursa e dytë më e madhe në Kinë e Bitcoin BTCChina mbyll aktivitetin e saj në Tetor

Sep 14 2017
0 Shpërndarje
Mediat botërore i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjeve në Kinë dhe bllokimit të mundshëm të aktivitetit të bursave. Bursa e dytë më e madhe në Kinë e Bitcoin BTCChina mbyll aktivitetin e saj në Tetor

Bursa e dytë më e madhe në Kinë e Bitcoin BTCChina lajmëroi se do të mbyllë aktivitetin e saj më 30 Shtator.

Në një cicërimë të publikuar ditën e Enjte, bursa, e cila gjithashtu ka operacione ndërkombëtare, tha se vendimi erdhi në mënyrë direkte nga qëndrimet e bëra publike së fundit nga autoritetet në Kinë.

Operacionet ndërkombëtare, BTCC dhe BTCC Pool, do të vijojnë të funksionojnë normalisht.

Bitcoin vijon në rënie e cila filloi në ditët e para të Shtatorit pas ndalimit të ICO-ve në Kinë dhe spekulimeve për një bllokim të dytë të bursave të bitcoin.

BTCC kishte thënë se do të ndryshonte modelin e saj të biznesit nëse ndalohej aktiviteti i bursave ndërsa mbyllja e saj erdhi si suprizë për industrinë.

Mediat botërore i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjeve në Kinë dhe bllokimit të mundshëm të aktivitetit të bursave.

Sot Bitcoin këmbehet me 3,590 dollar, një tjetër rënie me 5% krahasuar me një ditë më parë sipas Coinmarketcap.com. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>