Lajmet

Bursa studimi për lojtarët profesionistë të League of Legends

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Bursa studimi për lojtarët profesionistë të League of Legends

2572208-5301547289-19716Universiteti “Rober Morris” në Ilinois, ka deklaruar në uebfaqen e tij se lojtarët profesionistë të League of Legends, tashmë mund të fitojnë bursa studimi në këtë shkollë duke luajtur këtë lojë.

Ky është rasti i parë kur një universitet bën një ofertë të tillë për “atletët” elektronikë. Këto bursa përfshijë përgjysmimin e çmimit të vitit shkollor si dhe konvikteve ku do qëndrojnë fituesit e tyre.

Ky universitet gjithashtu ka krijuar një skuadër të League of Legends, e cila do të konkurrojë me skuadra të kolegjeve të tjera. Këto skuadra ekzistojnë edhe në universitete të njohura anembanë botës si Harvard, George Washington dhe Arizona State.

Universitetet në Amerikë do të mblidhen dhe do të organizojnë një kampionat të kësaj loje, ku fituesit do mund të fitojnë deri në 100, 000 dollarë në formë burse për studim. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>