Lajmet

Butonat e rinj në Gmail ju ndihmojnë të përdorni shërbimin për sa kohë jeni në lëvizje

May 19 2013
0 Shpërndarje
Butonat e rinj në Gmail ju ndihmojnë të përdorni shërbimin për sa kohë jeni në lëvizje

Google ka zbuluar ato që i quan butona “quick action,” të cilat i ndihmojnë përdoruesit t’iu përgjigjen disa e-maileve të caktuara pa pasur nevojë për t’i hapur më parë ato.

Në postimin në blog, menaxheri i produkteve në Google, Shalini Agarwal, shprehet se butonat e rinj janë krijuar me qëllim për të shpejtuar sa më shumë punët që duhet të bëni në e-mail gjatë kohës që jeni në lëvizje.

Ato shfaqen pranë mesazheve të caktuara në inbox-in tuaj. Për shembull, një buton do të ishte ai me emrin “RSVPing,” që ju lejon të ktheni përgjigjje/konfirmim nëse ju kanë ftuar në një eveniment.

Për më tepër, Gmail i ndihmon ata që udhëtojnë shpesh të gjejnë informacione të rëndësishme lidhur me fluturimet e tyre.

Në vend që të kërkojnë mes shumë e-mailesh konfirmimi, mes e-mail-eve që përmbajnë të dhënat mbi fluturimin – përfshi kohën apo motin gjatë udhëtimit – këto informacione shfaqen në krye të inbox-it.

Agarwal shtoi se butonat “quick action” do të shpërndahen për të gjithë përdoruesit në javët në vijim ndërsa kompania planifikon të shtojë veçori të tjera në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>