Lajmet

Butonat për ndjekje në Twitter tani edhe në video

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Butonat për ndjekje në Twitter tani edhe në video

Nëse ndonjëherë keni dëshiruar që të vendosni butonin tuaj për ndjekje në Twitter drejtpërdrejt në video, pritjes suaj siç duket i ka ardhur fundi, pasi tashmë dëshira juaj po konkretizohet.

Falë njerëzve në Wistia, tani është e mundur të bëhet pikërisht kjo, raporton The Next Web. Follow Lab-i (Laboratori I Ndjekësve) i ri i Wistias ka sjellë një mënyrë për të shtuar një ose më tepër butona për ndjekje në Twitter drejtpërdrejt në video, si ata që janë të vendosur në pothuajse çdo faqe web.

Mjeti i ri i kompanisë u jep mundësinë që të vendosni butonat kudo që dëshironi në video dhe gjithashtu u lejon të vendosni butona për ndjekës për më shume se një llogari në Twitter.

Duke e vendosur kodin e Wistias në sistemin tuaj për menaxhim të videove, me lehtësi mund vini butonat aty ku dëshironi. Faqja Lab i Ndjekësve lehtëson përcaktimin se cilën llogari në Twitter doni të përfshini, kur dëshironi që të paraqitet butoni në video, e po ashtu sa gjatë duhet të qëndrojë.

Gjithashtu ka një opsionin që të lejon të vendosësh identitetin e llogarisësë Twitterit në çdo fund të çdo videoje.

Faqja e Lab i Ndjekësve është dizenjuar për të ndihmuar krijuesit e videove që të luajne me opsionet në mënyrë që të kuptojnë se si përdoren ato dhe pastaj t’i fshijnë ato përpara vendosjes përfundimtare të kodit. (PC World Albanian)

Twitter

Lajmet e fundit>