Lajmet

Butoni “Buy now” i Twitter-it shfaqet në pajisjet mobile

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Butoni “Buy now” i Twitter-it shfaqet në pajisjet mobile

twitter-offices-4276Disa cicërima që përmbajnë një buton “Buy now” nën imazhin e produkteve qarkulluan përkohësisht në Twitter, raportoi Recode gjatë të hënës. Cicërimat, që më nuk duken në formën e kapur nga Recode, tregojnë për një pamje të mundshme për planet e Twitter-it për formim të një burimi të ri të të ardhurave. Deri tani, rrjeti social është mbështetur në cicërima të sponsorizuara, në thelb, në reklama, por Wall Street dëshiron më tepër. Seritë e cicërimave shfaqnin produkte nga Fancy, që është rrjet social që përfshin lidhje për produktet e shitësve me pakicës.

Shumë rrjete sociale, duke përfshirë edhe atë Fancy, janë duke provuar që të fusin duart në tregun social. A ju kujtohet Facebook Gifts nga Facebook? Dyqani online që iu mundësonte përdoruesve të dërgojnë dhurata fizike përgjatë kohështrirjeve të tyre, i cili përfundimisht nuk doli të jetë i suksesshëm. Rrjetet e tjera sociale, si Polyvore, për një kohë të gjatë kanë pasur një buton të blerjes që është lidhur me postimet e përdoruesve. Faqja me shumë fotografi ka dalë e suksesshme në këtë model.

Derisa forma tekstuale në Twitter mund të duket si gjë që nuk i tërheq edhe aq shumë shitësit, interesimi nga brendet ka qenë në rritje. Nisma Chirpify ka qenë duke zhvilluar fushatat e shitësve në disa rrjete sociale, duke përfshirë rrjetin Twitter, për t’iu mundësuar përdoruesve që të blejnë gjëra thjesht duke cicëruar për një tastierë.

Amazon ka shfaqur interesim më herët gjatë këtij viti kur lëshoi një veçori të ngjashme të blerjes në Twitter. Gjiganti i komercializmit elektronik tani iu mundëson përdoruesve që të vendosin gjëra në kartat e tyre të blerjes duke cicëruar #AmazonCart si përgjigje në çfarëdo cicërime që ka një lidhje për ndonjë produkt që ndodhet në Amazon. Nuk është e qartë nëse butoni për blerje do të bëhet një ngjarje e rregullt në Twitter. Kompania është ende shumë e përkushtuar për rrjedhën e vet kryesore të përfitimit – reklamat – duke e ditur blerjen e vet të fundit të një kompanie tjetër të reklamimit mobil. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>