Lajmet

Butoni i ri “Open” në aplikacionin Dropbox lançon aplikacionet desktop nga uebi

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
Butoni i ri “Open” në aplikacionin Dropbox lançon aplikacionet desktop nga uebi

IMG_20150205_171257Transferimi i skedarëve nga një hapësirë cloud në desktop është mëse i zakonshëm nëse doni të punoni me to. Fillimisht u duhet ta shkarkoni një skedar, më pas ta lokalizoni dhe më pas të filloni punën me të. Por sikur të fillonit punën menjëherë ? Dropbox e ka gjetur një zgjidhje që do e bëjë më të thjeshtë kalimin e skedarëve nga uebi në desktop.

Le të themi se kemi ca documente Word në llogarinë tonë në Dropbox. Nëse bëjmë një klikim të dyfishtë mbi këto dokumente në versionin desktop të aplikacionit Dropbox, automatikisht do të aksesohen sepse janë të ruajtura në kompjuterat tanë krahas hapësirës cloud. Por nëse bëni klikim të dyfishtë në versionin e aplikacionit bazuar në ueb mbi të njëjtin dokument, thjesht do të merrni një pamje paraprake përmes së cilës e vetmja gjë që mund të bëni është ose ta shpërndani ose ta shkarkoni në kompjuterin tuaj.

dropboxgifNdërsa Drobox këtë proçedure sapo e ka thjeshtuar. Me përditësimin automatik që do të mbërrijë gjatë javës në vazhdim, do të ballafaqoheni me një buton të ri “Open”. Sapo të klikoni këtë buton, skedari përkatës do të hapet në desktopin tuaj nga një aplikacion korrespondues. Në rastin konkret nëse klikoni butonin “Open” mbi një document Word, automatikisht do të hapet aplikacioni desktop i Word ku mund të aksesoni skedarin përkatës.

Ky përditësim e bën aplikacionin e bazuar në ueb shumë më të përdorshëm dhe të dobishëm. Shpesh do ju shpëtojë nga krijimi i kopjeve të shumta të dokumentit në kompjuterin tuaj. Ky ndryshim i ri ndjek atë të Google ku pak kohë më parë lançoi ca shtojca për të kryer të njëjtin funksion në Google Drive. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>