Lajmet

Butoni Start në Windows 8.1 mund të mos ofrojë menunë tradicionale Start

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Butoni Start në Windows 8.1 mund të mos ofrojë menunë tradicionale Start

Përdoruesit e Windows 8 shpresojnë shumë në rikthimin e butonit tradicional Start. Sipas informacionëve të përhapura kohët e fundit mund të risjellë butonin Start në përditësimin Windows 8.1 i cili pritet të jetë i disponueshëm pas disa muajsh.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga The Verge “disa burime që janë në dijeni të planeve të Microsoft-it” kanë konfirmuar kthimin e butonit Start.

Megjithatë butoni Start nuk do të shfaqë menunë tradicionale Start, por do ti drejtojë ata në ekranin Start.

Në qoftë se kjo është e vërtetë atëherë ky buton do të ketë të njëjtin rol si ikona që shfaqet kur vendosim mausin në pjesën e poshtme në të majtë të ekranit, pra mesa duket kjo do të ishte e dobishme vetëm për njerëzit që aktualisht nuk e njohin këtë opsion aksesi të ekranit Start.

Në versionin Windows 8 Microsoft largoi përfundimisht butonin dhe ekranin Start, megjithatë mesa duket kompania po konsideron mundësinë e rikthimit të butonit Start në versionin e ri të sistemit operativ si rezultat i reagimit të përdoruesve.

Po çfarë do të ndodhë me reagimin e përdoruesve ndaj mungesës së menusë Start? A do të merret në konsideratë nga kompania? Jo pa arsye zëvendësuesit e kësaj menuje si Classic Shell, Pokki dhe Start8 kanë qenë shumë të suksesshëm. Është shumë e qartë se njerëzit dëshirojnë opsionin e vjetër, por të besueshëm të aksesimit të aplikacioneve dhe funksioneve.

Ofrimi vetëm i butonit Start duket të jetë si një përpjekje gjysmake, sigurisht në qoftë se fjalët e përhapura janë të vërteta. Megjithatë në qoftë se raporti është i vërtetë, atëherë do të ishte mirë që Microsoft të dëgjonte reagimet e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

windows 8.1

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>