Lajmet

Calibre 2.0 shton një editues, krahasimin e librave dhe opsione të tjera

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Calibre 2.0 shton një editues, krahasimin e librave dhe opsione të tjera

u4l7dmpekllagjh1w9bdWindows/Mac/Linux: Calibre, që është njëri nga menaxherët më të mirë të librave elektronikë (dhe një mjet i shkëlqyer për të larguar DRM-në), lëshoi një përditësim të madh gjatë ditëve të fundit.

Calibre 2.0 përfshin një funksion të ri editues, mjetin e krahasimit, mbështetjen për telefonët Android në OS X dhe gjëra të tjera. Risia më e madhe këtu është edituesi. Tani mund të editoni libra elektronikë në forma të shumta dhe t’i eksportoni ato në formatet EPUB dhe AZW3. Po ashtu risi është mundësia e krahasimit të dy librave kështu që mund të bëni editime të shumta duke bërë krahasimin anë për anë.

Edhe disa përmirësime të tjera të vogla janë përfshirë në këtë përditësim. Për shembull, nëse jeni një përdorues i sistemit Android i cili po ashtu ndodhet në OS X, Calibre më në fund punon për ju dhe një numër i përmirësimeve është bërë në organizimin e librarisë për ta bërë më të lehtë përdorimin e përgjithshëm të këtij softueri. Për të marrë më tepër informacione në lidhje me ndryshimet që kanë ardhur si dhe për ta shkarkuar Calibre 2.0 klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>