Softuer

Call of Duty arkëton 3 miliard dollarë

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
Call of Duty arkëton 3 miliard dollarë

Marka e popullarizuar raportohet se ka plasuar në treg mbi 55 milion kopje, ku Modern Warfare 2 ka arritur të shkatërrojë rekorde të mëhershme duke arritur deri në 550 milion dollarë të hyra në shitje, gjatë një periudhe pesë ditore.

“Call of Duty është bërë një prej markave me të shkëlqyera për argëtim të të gjitha kohërave” shprehu mendimin e tij shefi ekzekutiv i Activision Blizzard, Boby Kotick. “Nëse vëni në konsiderim numrin e orëve të audiencës sonë duke luajtur lojërat Call of Duty, atëherë mund të thuhet lirisht se është duke u shikuar si një prej eksperiencave më të mira argëtuese në historinë moderne”.

Në fakt, analisti Edward Woo nga Wedbush Morgan, tha se Inifinity Ward ka arritur të godas “balancën e duhur” me Modern Warfare 2, pavarësisht faktit që ka pasur një skenë kontroverse në aeroport (skenë në lojë ku ngjarja zhvillohet në një aeroport në Rusi dhe ndodh një betejë e përgjakshme, e për të cilën skenë ka reaguar edhe vetë shteti i Rusisë).

“Hera e fundit që kemi pasur një reagim të këtij niveli ndaj një video loje, ishte rasti me Grand Theft Auto” tha Woo. Megjithatë, ai shtoi se zhanri FPS nuk mund të shtyjë para “vetë” tërë industrinë e lojërave.

“Duhet të kesh lojëra të kualiteti të lartë edhe në kategoritë tjera. Për shembull, sipas NPD, Uncharted 2: Amongst Thieves ishte loja më e shitur në muajin tetor. Dhe tani titulli SuperMario Brothers për Wii, sigurisht që do të arrijë të shesë mbi 25 milion kopje gjatë jetesës në treg” tha Woo.

Lajmet e fundit>