Analiza

Call of Duty: Modern Warfare 2

Jan 31 2010
0 Shpërndarje
Call of Duty: Modern Warfare 2

Tani disa vite më vonë Modern Warfare 2 është e pranishme në skenë dhe pritjet për të janë jashtëzakonisht të mëdha. 

Me një ngjarje që fillon disa vite më vonë pas përfundimit të lojës së parë dhe pas vdekjes së Zakahev-it, Modern Warfare 2 është një vazhdim i drejtpërdrejtë i titullit origjinal.

Vladimir Makarov, një bashkëpunëtor i vjetër i Zakahev-it nisë punën aty ku është lënë, duke tentuar riformimin e organizatës terroriste që paraqet një kërcënim për sigurinë globale.

Loja gati kalon jashtë temës në tentimin e saj për t’ju bërë të urreni Makarov-in, në veçanti përmes një apo dy skenave të cilat do të godasin nervat. Por nëse mospëlqimi i antagonistit ka qenë udhëzimi atëherë misioni është kryer me sukses.

Ju luani nga perspektiva e disa ushtarëve të ndryshëm, ku Gary Roach Sanderson dominon shumicën e luajtjes. Gjersa ju vendosni jetën tuaj në linjë të fronit për Task Forcën 141, ju do të përjetoni takime të afërta me disa prej njerëzve më kryesor prej pjesë së Modern Warfare, duke përfshirë Soap MacTavish që tani është komandanti juaj.

Karakteret kryesor shkojnë e vijnë sikurse era dhe e njëjta gjë vlen për lokacionet, që nisin prej Afganistanit e deri tek Rio De Zhanero.

Misioni i vendosur në Amerikë, bënë që ngjarja të shkoj në shtëpi, gjersa ju ecni prej një shtëpie në një shtëpi tjetër duke spastruar nga armiqtë zonën urbane të Virginia-së apo gjersa ju tentoni të mbroni objektet kryesore të Uashington D.C.  Gjurmët, pengesat dhe befasitë depërtojnë tek profesionistët. Loja do t’ju mbajë në hamendje deri në fund të saj, por nuk arrin të krijojë ndonjë lloj lidhje me ushtarët që kontrolloni apo me ngjarjet të cilat tregohen gjatë konferencave të përgjithshme të misioneve.

Kampanja Single Player është e ndarë në 18 misione. Ka disa misione më shumë sesa në pjesën e parë Modern Warfare, por në përgjithësi ato janë më të shkurta, duke krijuar kështu një lojë që ka një kohëzgjatje pothuajse të njëjtë. Ata që nuk kanë luajtur Call of Duty 4, le të bëhen gati për përafërsisht 7 orë  argëtim në varësi të aftësive tuaja.

Megjithëse është shumë e shkurtë, opsionet e shumta për ndryshim të vështirësisë, bëjnë ndryshime të theksuara në lojë.

Loja nuk ju lë pa argëtim as për edhe një minutë të vetëm. Ka shumë momente  të improvizuara, të cilat paraqiten në lloje të ndryshme.

Gjersa shumica e qëllimeve të misioneve kanë të bëjnë me përcjellje dhe mbrojtje apo me kërkim dhe shkatërrim, ka disa raste kur paraqiten vetura  të cilat mund t’i shfrytëzoni për avantazhin tuaj.

Në përgjithësi ka më shumë llojllojshmëri në kampanjë dhe ritmi i lojës është rritur dukshëm.

Më e rëndësishmja është se loja tani luhet në një shesh shumë më të hapur. Tani keni më shumë liri veprimi në mënyrën sesi përfundoni misionet, me rrugë të ndryshme në secilën zonë.

Si rrjedhojë e kësaj sfida është më e madhe dhe vendet janë shumë më pak të parashikueshme, dhe vërtetë do të befasoheni me rastet e shumta që do të goditeni nga anash apo nga prapa. Kësisoj loja ofron ndjenja shumë më të afërta me realitetin.

Origjinaliteti ka qenë gjithmonë shenjë dalluese e Call of Duty. Ka 30 armë reale të cilat mund të përzgjidhen, dhe disa kanë edhe opsione gjuajtëse alternative.

Kampanja kryen një punë të shkëlqyer duke ju mundësuar që të provoni tërë arsenalin e armëve gjatë luajtjes. Mitralozat portabil luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Natyrisht Modern Warfare 2 sjellë argëtim të shkëlqyer edhe në Multiplayer. Ka 50 harta të reja të përfshira në disk. Megjithëse lloje të reja të luajtjes janë shumë të rralla, “Capture the Flag” kësaj radhe është një risi së bashku me një lloj të ri të quajtur “Demolition”, ku ju duhet të aktivizoni bomba të shpërndara nëpër hartë, dhe pastaj t’i mbroni ato gjersa të eksplodojnë

Modern Warfare 2 ka gjithashtu një veçori të quajtur “Two Player Online”, ku ju dhe një mik i juaj mund të luani nëpër 23 skenarë të veçantë online. Me përfundimin e tyre ju fitoni yje dhe i hapni rrugët vetit për të hapur skenarë të mëtutjeshëm.

Call_of_Duty__Kosovo_771863633.jpg

Bëhuni gati për një udhëtim të zjarrtë, pasi që kampanja e Modern Warfare 2 mund të etiketohet me frazën “Shkurtë, por ëmbël”. Hapësira e gjërave të pa parashikueshme dhe kujdesi i shprehur ndaj secilit element, e bënë shumë të përshtatshme për secilin gejmerë.

Ka pak lojëra në treg që kanë arritur të thyejnë barrierën e fitimit prej 1 miliard dollarë qysh në javën e parë dhe Modern Warfare 2 është një prej tyre.

E ju mos hezitoni që të vendosni këtë lojë në koleksionin tuaj.

Të dhëna Teknike

Publicisti:
Activision
Zhvilluesi: Infinity Ward
Data e publikimit: Nov 10, 2009
Zhanri: First Person Shooter Modern
Platformat: PC, PlayStation 3 dhe Xbox 360
ESRB: +18

Lajmet e fundit>