Biznes

Canalys: Mbi 250 milionë smartfonë të dërguar për shitje në tremujorin e fundit

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Canalys: Mbi 250 milionë smartfonë të dërguar për shitje në tremujorin e fundit

smartphone-marketPothuajse një çerek miliardi është shifra e smartfonëve të dërguar për shitje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, bëhet fjalë për një rritje prej 44%, e cila ka qenë e tillë për disa vitet e fundit.

Të dhënat e fundit nga Canalys, një firmë analitike e pavarur, tregojnë se Apple dhe Samsung mbajtën të njëjtin pozicion përsa i përket dërgesave për shitje gjatë këtij tremujori. Përqindja e tregut të tyre ishte 34% dhe 15% përkatësisht. Në Top 5 bënin pjesë Huawei, Lenovo dhe LG.

Smartfonët me ekrane të mëdha (mbi 5 inç) përbënin 22% të gjithë dërgesave. Kjo do të thotë se njerëzit kanë filluar t’i pëlqejnë ato dhe Canalys shprehet se Samsung dominon veçanërisht në këtë aspekt.

Për sa i përket betejës së platformave, Android dhe iOS nuk shënuan ndonjë ndryshim të madh në përqindjen e tregut. Nga ana tjetër, Windows Phone i Microsoft-it pati një rritje duke kapur shifrën 4%. Kjo shifër përfaqëson një rritje vjetore prej 185%.

Ajo që është interesante është fakti se Windows Phone është pozicionuar i dyti në shumë vende të mëdha përfshi Finlandën, Vietnamin, Italinë, Tailandën, Turqinë dhe Rusinë.

Analistët parashikojnë se gjatë sezonit të festave, pajisjet Lumia të Nokia-s do të ecin më shumë pasi kjo është zakonisht një periudhë intensive blerjesh në gjithë botën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>