Analiza

Canalys: Tabletët do të mbizotërojnë, luftë mes markave në vitin 2014

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Canalys: Tabletët do të mbizotërojnë, luftë mes markave në vitin 2014

tabletsTabletët do të tejkalojnë pothuajse të gjitha shitjet e PC-ve, të të gjitha llojeve, vitin e ardhshëm, duke përbërë rreth 50% të tregut, sipas parashikimeve të analistëve nga Canalys.

Në tremujorin e këtij viti, ato pësuan rritje me 18%, ndërsa dërgesat për shitje të desktopëve dhe notebook-ëve vazhdojnë të bien.

Analistët parashikojnë se do të dërgohen për shitje 285 milionë njësi gjatë vitit 2014, duke arritur në 396 milionë në vitin 2017.

Apple dhe Samsung do të luftojnë për kryesimin

Apple dhe Samsung pritet të vazhdojnë të konkurrojnë fort me njëri-tjetrin. Megjithatë, dy prodhuesit do të përballen me konkurrencë edhe nga markat e tjera, teksa këto të fundit po rriten dalëngadalë në tregun e tabletëve.

Apple vazhdon të mbajë vendin e parë edhe gjatë vitit 2013, ndërkohë që Canalys parashikon se lançimi i iPad Air dhe iPad mini do të forcojnë pozicionin gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.

Përsa i përket Microsoft-it, Canalys parashikon se kompania do të kapë një përqindje tregu prej 5% të tabletëve gjatë vitit 2014, duke shënuar një rritje prej vetëm 2% nga viti 2012. Analisti Pin Chen Tang parashikon se blerja e Nokia-s do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e kompanisë. Ajo që duhet të bëjë Microsoft-i është t’i vërtetojë konsumatorëve që ka hyrë në tregun e tabletëve për të qëndruar gjatë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>