Harduer

Canon ju mundëson ruajtjen e fotove dhe videove vetëm në një pajisje

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Canon ju mundëson ruajtjen e fotove dhe videove vetëm në një pajisje

canonconnectleadKompania Canon në eventin CES2015 ka prezantuar një pajisje për të cilën ka vite që bën plane. E njohur si Connect Station CS100, ajo është një pajisje e cila mundëson ruajtjen, transferimin, shikimin, dhe shpërndarjen në një mënyrë të thjeshtë të të gjitha fotove apo videove tuaja. Kjo pajisje vjen me një hard drive prej 1TB, mundësi Wi-Fi, NFC dhe një telekomandë me wireless. Përsa i përket aksesit, ajo ka gjithashtu dy porta, si për kartën SD ashtu edhe për atë CF, si dhe portën e USB dhe të internetit, duke e bërë akoma më të thjeshtë importimin e fotove apo videove nëpërmjet Connect Station.

Ideja kryesore e kompanisë lidhur me CS100 është se klientët mund ta lidhin atë me televizorin e tyre në shtëpi nëpërmjet HDMI në mënyrë që të kontrollojnë, shikojnë dhe të ndajnë me të tjerët fotot dhe videot personale të marra nga kamera e tyre apo nga pajisje të tjera. Softueri i kësaj pajisjeje ju mundëson me anën e një ndërfaqeje të thjeshtë të përdoruesit të organizoni përmbajtjen e ta listoni nga data e shkrepjes, lloji i kamerës së përdorur dhe në albume të personalizuara nga vetë ju. Canon thekson faktin se koha e transferimit të videove dhe fotove tuaja do të variojë në sajë të madhësisë së tyre. Connect Station CS100 nga Canon do të kushtojë 299 dollarë dhe dërgesat do të fillojnë nga muaji qershor i këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>