Vëzhgim

Canon kërkon domen të vetin!

Mar 18 2010
0 Shpërndarje
Canon kërkon domen të vetin!

Kjo besohet të jetë lëvizja e parë e këtij lloji nga një korporatë e këtij niveli, dhe me një lëvizje të tillë Canon shpreson që të aplikojë për domenin e nivelit më të lartë (TLD) .canon, për shfrytëzim global në internet.

Kjo lëvizje shënon edhe fillimin e një “lëvizjeje të re” për domen të nivelit më të lartë nga marka të mëdha dhe prodhues madhor, pasi që edhe ata do të tentojnë të marrin në pronësi pikat e tyre në internet dhe të ruajnë markat e tyre.

Mundësia për një TLD specifik të kompanisë ka marrë miratim preliminar nga ICANN në qershor të vitit 2008, megjithatë organizata ka qenë duke përpunuar mënyrat sesi do të menaxhohet ky proces dhe çfarë do të jenë kërkesat për përfshirjen e kompanive. (ICANN qe pothuajse një dekadë është duke diskutuar për domenin .xxx).

Por pavarësisht kësaj sistemi i ri i TLD-ve nuk pritet të vendoset deri në fund të vitit 2011, kështu që Canon është duke u ngutur me paralajmërimin e saj.

“Me integrimin e sistemit të ri gTLD, që mundëson shfrytëzimin direkt të markës Canon, Canon shpreson të integrojë globalisht politikat e komunikimit të hapur që janë intuitiv dhe më të lehtë për tu mbajtur në mend sesa nëse krahasohen me emra domenësh ekzistues si “canon.com””, u tha në një deklaratë të kompanisë. 

Lajmet e fundit>