Harduer

Canon PIXMA MP550

Jun 26 2010
0 Shpërndarje
Canon PIXMA MP550

Ky model i Canon ofron printim, skanim dhe kopjeim me një seri karakteristikash që kursejnë kohën.

Ky printer është pjesë e linjës Pixma All-In-One printerët të cilët i janë dedikuar përdoruesve shtëpiak, entuziastëve të fotografisë dhe profesionistëve që të arrijnë rezultate maksimale nga printimet e tyre që nga dokumentet e thjeshta deri tek fotografitë me rezolucion të lartë. Canon Pixma MP550 përfshinë një gamë tiparesh që ofrojnë printim me kualitet të lartë printimi me shpejtësi më të lartë se paraardhësit, derisa edhe përdorimi i printerit është më i lehtë se më parë.

Printeri i ri i Canon përdorë teknologjinë e re të printimit 1pl FINE dhe mundëson printimin deri në 9600 dpi. Ngjyra shkon te kokat e printimit përmes pesë tankeve individuale të ngjyrës – ku njëri  prej tyre përmban ngjyrën e zezë të bazuar në pigment që mundëson printimin e tekstit me kualitet të printerëve laserik dhe katër ngjyra për të printuar fotografi me kualitet të lartë. Dritat LED të integruara mundësojnë përcjelljen e sasisë së ngjyrës dhe nevojës për ndërrim.

Canon ka përmirësuar edhe motorin e printimit në Canon MP550 që do të thotë se këto modele tashmë janë më të shpejta se më parë. Ky model mundëson printimin e fotografive 10x15cm pa bordura për brenda 39 sekondash. Canon Pixma MP550 mund të printojë 9.2 fotografi bardh e zi në minutë dhe 6.0 fotografi me ngjyra në minutë.

Canon MP550 falë teknologjisë Canon ChromaLife 100+ mundëson të printoni fotografi që mund të ekzistojnë edhe për 300 vitet e ardhshme nëse vendosen brenda një albumi dhe së paku 20 vite nëse vendosen nën ndonjë qelq apo në ambient të hapur.

 

Ekrani 2 inçësh LCD ndihmon shumë nëse dëshironi të printoni nga porti i memori kartave ose porti USB. Përmes këtij ekrani mund të udhëzoni printerin për printimet që dëshironi të realizoni. Përmes ekranit mund të zgjidhni fotografitë që dëshironi të printoni, fshini apo rregulloni.

 

Lajmet e fundit>