Analiza

Canon PowerShot SX200 IS ofron zoom prej 12X

Mar 11 2010
0 Shpërndarje
Canon PowerShot SX200 IS ofron zoom prej 12X

Ky point-and-shot me zoom të madh është pak më voluminoz se një aparat standard kompakt, por është përsëri e mundshme të përfshihet në një çantë apo një xhep të madh. Trupi është mjaft i madh për të trupëzuar një ekran LCD 3 inç në pjesën e pasme, i cili është mjaft i ndritshëm për të kompozuar foto nën dritën e diellit.

“IS”-ja do të thotë Image Stabilization, një domosdoshmëri për një aparat me zoom të madh. Stabilizimi i imazhit i këtij modeli kreu një punë mjaft të mirë duke i mbajtur fotot të qarta dhe të fiksuara, përveçse në rastin kur bëra zoom në maksimum dhe shkunda aparatin. Dhëmbëzimi normal korrigjohej në mënyrë të përsosur dhe fotot ngjanin të mprehta dh të pastra.

Ndër aparatet point-and-shot që kemi testuar në vitin 2009, ky PowerShot ishte ndër performuesit më të mirë në cilësinë e përgjithshme të imazhit, duke fituar shumë pikë veçanërisht në deformimin e imazhit, në cilësinë e ekspozimit dhe në saktësinë e ngjyrave. Në cilësinë e ekspozimit të blicit, ai qëndroi pothuajse mbi çdo point-and-shot që kemi parë dhe fitoi një vlerësim imazhi Shumë Mirë.

Jetëgjatësia e baterisë gjithashtu u vlerësua si Shumë e Mirë, me 324 foto të shkrepura me një bateri.

Ky PowerShot gjithashtu prodhon video HD 1280-me-720 me 30 frame për sekondë (gjithashtu mund të zgjidhni klipe të definicionit standard). Nuk mund të përdorni zoom-in ndërkohë që regjistroni video.
SX200 IS është po aq i thjeshtë dhe zbavitës për t’u përdorur sa është funksional, falë komandave intuitive, lentes me zoom-im të madh, opsioneve tërheqëse fotografike dhe cilësisë së jashtëzakonshme të imazhit. Për $350 është një blerje mjaft e mirë.

Lajmet e fundit>