Harduer

Canon shpalos aparate të reja

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Canon shpalos aparate të reja

PowerShot S95 ende vazhdon punën me sensorin e ndjeshëm 10 megapikselësh CCD por përmirëson kualitetin e imazhit të tij edhe më tej: tani është ndërtuar në thjerrëzat profesionale Hybrid IS që mund të kompensojnë për dridhje dhe ndërrim këndor, duke mundësuar teorikisht imazhe më stabile. Sikurse Fujifilm, tani ai përkrahë modusin e lartë dinamik për multi-shot dhe më në fund shton 720p video me dalje HDMI.

Shumica e veçorive janë bartur nga aparatet e mëhershme, duke përfshirë thjerrëzën f2.0-3.8X  të aparatit, një blic që shfaqet kur është nevoja dhe një opsion për të fotografuar në RAW me një komand të veçantë që është përreth thjerrëzës. Canon është duke planifikuar një befasi me lansim të shpejtë dhe pret që S95 të paraqitet në dyqane në fund të këtij muaji për 400 dollarë.

Një alternativë tjetër më e zakonshme, SD4500 IS ndoshta mund të quhet edhe më i avancuar. Aparati në fjalë ka një sensor 10 megapikselësh CMOS që mund të mirret me ndriçim të ultë dhe në fund të fundit të fotografojë më shpejtë. Ai mund të vazhdojë fotografimin deri në 8.4 FPS apo slow-motion në 240 FPS.

SD4500 IS largon Hybrid IS por fiton Dynamic IS që mund të përmirësojë lëkundjet madje edhe kur lëvizet në modusin për incizim. Canon madje pretendon një rezolucion filmash si avantazh, pasi që kompakti në fjalë është PowerShot i parë i zakonshëm që është në gjendje të fotografojë në 1080p. Gjersa veçohet me një kornizë më të ngushtë, ai mund të kap shumë më larg përmes zoomit 10x.

SD4500 IS do të fillojë të paraqitet në treg në fillim të muajit shtator, dhe do të ketë një çmim prej 350 dollarë.

Një kamerë me boom të gjatë i bashkohet përzierjes dhe ai është SX130 IS. Një zëvendësim i drejtpërdrejtë për SX120, dhe si i tillë ai ofron 12x boom me një sensor më të dendur 12 megapikselësh. Gjersa ai mund të ngritet deri në ISO 1,600, aparati është në gjendje të incizojë në 720p dhe është i pari SX që ka moduse kreative të avancuara, si efektin Minature apo efektin fisheye me thjerrëz. SX130 IS do të duhej të jetë gati për treg në të njëjtën kohë si S95, por për një çmim prej 250 dollarë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>